Bebe Rexha me fat, fiton mijëra dollarë në kumar

Oct 24, 2019 | 14:31
SHPËRNDAJE

Përveç talentit dhe famës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha na ka zbuluar se fati e ndjek gjithandej.

Këtë herë këngëtarja ka provuar të luajë kumar në ‘qytetin e mëkateve’, në Las Vegas dhe ka qenë me fat. Ka fituar plot 5200 dollarë. Me këto lekë Bebe ka qerasur me një drekë miqtë e saj.

“Vazhdimisht kam humbur, humbur dhe humbur. Kisha vendosur 100 dollarë në aparat dhe u bë interesant pasi që fitova 1800 dollarë. Pastaj futa 1800 të tjera por humba 5000, duke fituar vetëm 1300”, ka thënë ajo për emisionin Extra të US TV.

Bebe beson se fitorja në kumar vjen për shkak se ajo është e guximshme në shumë aspekte të jetës së saj, përfshirë edhe karrierën e saj në muzikën pop.

“Marrë rreziqe. Nuk frikësohem…madje edhe kur kam filluar në industrinë e muzikës në llogari bankare kam pas vetëm 600 dollarë”, ka shtuar ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura