Beatrix Ramosaj ironizon Donald Veshajn: Pres princin origjinal, jo…

Jun 28, 2022 | 11:54
SHPËRNDAJE

PanoramaPlus.al/ Beatrix Ramosaj ka ironizuar Donald Veshajn, duke ‘rihapur edhe një herë llogaritë’ me ish-të dashurin e saj.

beatri-ramosaj-donald-veshaj-panorama-plus-1

Dyshja që u ndanë vetëm një ditë pas mbarimit të ‘Big Brother VIP’ nuk sqaruan asjëerë se çfarë ndodhi mes tyre, megjithatë këngëtarja thotë se po pret princin e vërtetë dhe jo atë ‘nga Vlora’.

Në një video të publikuar nga ajo në Instagram, Beatrix shfaqet në rolin e ‘Borëbardhës’ që vjen ta shpëtojë një princ. “Borëbardha ra në gjumë dhe e vetmja mënyrë që mund ta zgjonte ishte puthja e vërtetë nga princi, por e princit origjinal, jo e princit accc…”, -thuhet në video, ironi ndaj Donaldit.

Por veshja me fustanin e bardhë kanë kuriozuar jo pak ndjekësit ne rrjetet sociale.

Mësohet se Beatrix Ramosaj ka xhiruar videoklipin si princeshë pasi është përzgjedhur si imazhi i 3 vjetorit të Giftbyanida. Po ashtu behet me dije se veshja me fustan nusje dhe xhirimi i videklipit ne pyll ishin pjesë e promocionit që këngëtarja ka realizuar për kompaninë e giveaway, Giftbyanida.

“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donaldi, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj. Pak ditë më parë në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku foli në lidhje me këngët e saj. Ajo tha se asnjëra prej tyre nuk është dedikim duke shtuar se ajo as nuk i ka shkruar vetë tekstet e tyre.

Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka deikuar një këngë Donaldi, gjë që e ka pranuar vetë ajo. Bëhet fjalë për projektin i cili mban titullin “Faj” që e lançoi pas dajes nga formati. Në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfente paragjykimet që ka marrë. Ajo theksonte se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë.

Pak javë më parë Beatrix foli për herë të parë drejtpërdrejtë për ribashkimin e Borës dhe Donaldit duke u uruar atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për ribashkimin e çiftit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura