BE thirrje qeverisë shqiptare për paketën “Antishpifje”: Pas kthimit nga Presidenti, adresoni rekomandimet

Jan 21, 2020 | 20:15
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero reagon sërish për paketën antishpifje në Shqipëri, duke kërkuar rishqyrtimin e saj.

anapisonera

“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Evropës në lidhje me ligjin e medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe për ne ato duhen adresuar. Fakti që presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në Parlament, përbën një shans për t’i pranuar rekomandimet. Ne shpresojmë se kjo të realizohet”, tha Pisonero.

Paketa e diskutueshme ligjore e propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Parlamenti, është rikthyer në Parlament nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili e konsideron si antikushtetues. Meta tha se ligji shkel lirinë e medias.

Absolutisht që ne e mbështesim vetërregullimin. Ne mbështesim disa rekomandime të Këshillit të Evropës jo vetëm për nxitjen e vetëregullimit. Ne gjithashtu mbështesim rekomandimin që rregullimi të kufizohet vetëm në shërbimet e mediave audiovizive online, ne gjithashtu mbështesim trajtimin e pavarur gjyqësor të ankesave në lidhje me mediat dhe forcimin e transparencës për pronësinë e mediave në vend. Pra, në përgjithësi ne mbështesim të gjitha rekomandimet e parashtruara nga Këshilli i Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, me atë që duhet ndjekë një vend kandidat”, tha zëdhënësja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura