“BE nuk do ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor në këtë situatë të vështirë”, Balla tregon vendimin e marrë në PE

Mar 21, 2020 | 11:43
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ndare me ndjekesit e tij lajmin e mire, lidhur me nje vendim te fundit te marre nga Grupi i PPE në Parlamentin Europian.Balla0konferenca

Ai deklaron se është informuar nga Zëvendës Presidenti Andrej Kovatchev mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian që mbështet kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi për “mobilizimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes IPA, fleksibilitet të rregullave të ndihmës shtetërore, dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson gjithashtu se Grupi i PPE i kërkon Bashkimit Europian “të punojë me institucionet financiare të gjejnë mjete dhe mundësi për të financuar” vendet e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sapo jam informuar nga Zëvendës Presidenti Andrej Kovatchev mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian që mbështet kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi për “mobilizimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes IPA, fleksibilitet të rregullave të ndihmës shtetërore, dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC). Gjithashtu Grupi i PPE i kërkon Bashkimit Europian “të punojë me institucionet financiare të gjejnë mjete dhe mundësi për të financuar” vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tre ditë më parë edhe grupi i S&D u shpreh në favor të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e BE për përballimin e pandemisë së Covid-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura