BE në momente delikate, frikë për shpërthimin e një konflikti. Rreziku që vjen nëse shpërbëhet

Sep 10, 2019 | 11:07
SHPËRNDAJE

Bashkimi Europian gjendet në një moment delikat. Të paktën kjo rezulton nga një sondazh i kryer nga Këshilli Europian për Marrëdhënien me Jashtë (ECFR). Studimi zbulon ankth dhe shqetësim në kontinent.

ursula-718x383

Mes gjërave të tjera, një e treta e personave të intervistuar i frikësohet shpërthimit të një konflikti mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian që konsiderohet si diçka “e mundshme”.

Studimi i bazuar në 60 mijë intervista, i ndan 14 shtetet anëtare të marra në studim, në 3 grupe të mëdha. Vendet në të cilat stresi është dominues janë Italia, Greqia dhe Hungaria. Të prekur nga frika janë edhe Franca, Sllovakia e Republika Çeke.

Te të tjerat (për momentin) ka optimizëm: jo vetëm në Gjermani apo në Holandë por edhe në Spanjë. Thënë kjo, një pjesë e rëndësishme e europianëve pranon se Bashkimi Europian mund të shpërbëhet në 10-20 vitet e ardhshme.

Frika kryesore në rastin e shpërbërjes së Bashkimit Europian është humbja e forcës që mund të balanconte në nivel ndërkombëtar presionet amerikane ose kineze./ Marrë me shkurtime nga “Ilsole24ore”/SCAN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura