“BE na jep 50 milion euro për COVID-19”, deputeti i opozitës së re: Nuk përballojmë dot një fatkeqësi pa ndihmën e Europës. Shumë shpejt shqiptarët …

Mar 25, 2020 | 16:01
SHPËRNDAJE

Deputeti i opozitës së re parlamentare, Lefter Maliqi në një reagim në facebook thotë se Shjqipëria për shkak të keqqeverisjes gjatë këtyre viteve nuk përballon dotë vet një fatkeqsi natyrore.

maliqi

Ai shprehet se BE i dha Shqipërisë 50 milion euro per Covid – 19, por tashmë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington ( SHBA ) vendosi qe 140 milion dollaret do ti paguaj Shteti Shqiptar biznesmenit Italian Francesko Bexhetit, te cilit aventurieri Rama i mbylli biznesin (median) ne Shqiperi.

Maliqi thekson se shumë shpejt shqiptarët do të shpëtojnë nga dy fatkeqësi siç është COVID-19 dhe Piktori aventurier me buzëqeshje te ngrire (Rama).

Reagimi i Maliqit: 

Shume shpejt Shqiptaret do shpetojne nga dy fatkeqesit, Covid – 19 dhe nga Mamuthi i krimit dhe korrupsionit. Piktori aventurier me buzëqeshje te ngrire. BE e ndihmon me 50 milion euro per Covid – 19 kur ky gezim papritur i kthehet ne zemerim pasi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington ( SHBA ) vendosi qe 140 milion dollaret do ti paguaj Shteti Shqiptar biznesmenit Italian Francesko Bexhetit, te cilit aventurieri Rama i mbylli biznesin (median) ne Shqiperi.

Kjo do penalizojë buxhetin e xhepat e taksapaguesve shqiptar. Nuk duhet të ndodhë kurrë që për debate personale e kapriço meskine të “Rilindasve” të detyrohet shteti shqiptar të paguajë as një lek e jo më shuma kaq të mëdha. Kjo erdhi si pasojë e arrogancës, papërgjegjshmërisë së Edi Ramës.

Shikojeni shqiptar se si është qeverisur Shqipëria këto vite, shikoni se përse nuk jemi në gjendje të përballemi e përballojmë fatkeqsi pa kërkuar ndihmën e europës dhe botës sepse jemi qeverisur nga antishteti, nga papërgjegjshmëri, nga arroganca, nga deliri,nga aktrimi dhe babezia e Oligarkeve dhe krimit.Zoti i bekofte shqiptaret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura