BE mbylli kufijtë për vendet e treta, Ministria  e Jashtme sqaron: Ja kush bën përjashtim nga kufizimi i përkohshëm

Mar 18, 2020 | 19:04
SHPËRNDAJE

Ministria  e Jashtme ka sqaruar shqiptarët pas vendit të BE, për mbylljen e kufijve për vendete treta, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me një deklaratë, sipas ministrisë, përjashtim nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit, do të bëhet vetëm në rastet e udhëtimeve për qëllime thelbësore.

avion

Përjashtimi do të zbatohet për:

– të gjithë shtetasit e vendeve anëtare të BE-së, të shtetasve të vendeve nënshkruese të  Schengen-it dhe për anëtarët e familjeve të tyre;

– shtetasit e vendeve të treta që janë rezidentë afatgjatë në bazë të Direktivës së BE për rezidencën afatgjatë dhe personat që kanë përfituar të drejtën e qëndrimit nga direktiva të tjera të BE-së, ligjet kombëtare, apo që kanë një vizë qëndrimi afatgjatë.

Kufizimi i përkohshëm i udhëtimit nuk do të zbatohet për udhëtarët e tjerë që kanë një funksion/nevojë thelbësore, përfshirë:

-profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë dhe profesionistët e e kujdesit ndaj të moshuarve;

– punonjësit e kufirit;

-personeli i angazhuar me transportin e e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti, në masën e nevojshme;

– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit tëfunksioneve të tyre;

– Pasagjerët në tranzit;

– Pasagjerët që udhëtojnë për arsye të domosdoshme familjare;

– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, ose për arsye të tjera humanitare.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë shtetasit shqiptarë se në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit, Bashkimi Evropian ka vendosur të kufizojë përkohësisht (për një periudhë tridhjetë ditore) hyrjen në territorin e BE+ të shtetasve nga vendet e treta.

Kufizimi i përkohshëm i udhëtimit do të zbatohet për të gjitha udhëtimet jo-thelbësore nga vendet e treta në zonën e BE+. Përjashtimet nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit do të bëhen vetëm në rastet e udhëtimeve për qëllime thelbësore.

Përjashtim nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit do të bëjnë shtetasit e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve jo-anëtare që i janë bashkëngjitur Marrëveshjes Schengen, në rastet e kthimit të tyre në shtëpi. Përjashtimi do të zbatohet për:

– të gjithë shtetasit e vendeve anëtare të BE-së, të shtetasve të vendeve nënshkruese të  Schengen-it dhe për anëtarët e familjeve të tyre;

– shtetasit e vendeve të treta që janë rezidentë afatgjatë në bazë të Direktivës së BE për rezidencën afatgjatë dhe personat që kanë përfituar të drejtën e qëndrimit nga direktiva të tjera të BE-së, ligjet kombëtare, apo që kanë një vizë qëndrimi afatgjatë.

Kufizimi i përkohshëm i udhëtimit nuk do të zbatohet për udhëtarët e tjerë që kanë një funksion/nevojë thelbësore, përfshirë:

-profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë dhe profesionistët e e kujdesit ndaj të moshuarve;

– punonjësit e kufirit;

-personeli i angazhuar me transportin e e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti, në masën e nevojshme;

– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit tëfunksioneve të tyre;

– Pasagjerët në tranzit;

– Pasagjerët që udhëtojnë për arsye të domosdoshme familjare;

– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, ose për arsye të tjera humanitare.

Për personat që do të lejohen të hyjnë në zonën BE+ do të ketë kontrolle shëndetësore të koordinuara dhe të përforcuara.

Nisur nga serioziteti i situatës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe shtetasit e vendeve të treta që qëndrojnë aktualisht në territorin e RSH të mos kryejnë udhëtime të panevojshme jashtë Shqipërisë, për të shmangur kështu përhapjen e virusit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme gjithashtu këshillon të gjithë shtetasit që duan të kryejnë udhëtime thelbësore të konsultojnë faqen online të MEPJ (ëëë.punetejashtme.gov.al), si edhe faqet online të ambasadave të akredituara në RSH, për informacione të përditësuara rreth kushteve të udhëtimeve dhe kufizimeve respektive.

Sqarim: Territori “BE+” do të përfshijë të gjitha vendet anëtare të Schengen-it, përfshirë Bulgarinë, Kroacinë, Qipron dhe Rumaninë, si edhe katër vendet jo-anëtare të BE-së që i janë bashkëngjitur Marrëveshjes Schengen (Islanda, Norvegjia, Lihtenshteini dhe Svicra). Irlanda dhe Britania e Madhe do t’i bashkëngjiten territoreve ku do të kufizohet përkohësisht hyrja, nëse vendosin vetë ta bëjnë një gjë të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura