BE-ja e ‘mori’ në pyetje për praninë ruse, Vuçiç: S’i jap shpjegime askujt

Oct 30, 2019 | 8:22
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, e takoi në Bruksel Presidentin e Komisionit Europian (KE), Jean Claude Juncker dhe Komisionarin për Zgjerim, Johannes Hahn, para se të shkonte në darkën e Federica Mogherini. Vucic përkundër se ishte pritur ‘miqësisht’ nga ta nuk i ndali kritikat ndaj BE-së

vucic

Vucic pas bisedimeve në selinë e BE’së theksoi se Presidenti i KE’së, dhe Komisionari për Zgjerim e kanë siguruar miqësisht se Serbia mbetet në rrugën drejt Europës, që siç tha, e pranoi por edhe ju përgjigj se Serbia do të ndërtojë rrugën e vete europian por do të sillet si shtet i pavarur, me marrëdhënie me të gjithë.

Vucic kishte drejtuar kritika edhe më parë për BE’në për procesin e integrimit e këtë qëndrim e përsëriti edhe pas takimit të sotëm: “çfarë duhet të bëjmë ne, që të kishim përfitime e kur do të mund të prisnim anëtarësi në BE, kur të kryejmë punën tonë” pyetje për të cilën sot nuk është e lehtë të merret përgjigje.

Ai tha se zyrtarët europianë e pyetën se përse “vërehen më shumë” marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, posaçërisht në fushën me ushtarake, ku siç tha në ton miqësor, pasi është mirënjohës Juncker dhe Hahn pasi gjithmonë kanë treguar respekt të madh për Serbinë, ju tregoi se si duket kjo nga pikëpamja e tij.

“Kur duam të blejmë armatim nga shtetet perëndimore europiane na marrin në pyetje ‘çka u duhet kjo e ajo, e kështu zgjat tre vite. I vetmi ishte Emannuel Macron kishte ndryshuar qëndrim e tha, doni ‘Mistral’ ja ku e keni”, shtoi ai.

Vucic vazhdoi me ton sfidues këtë herë se “tani nuk duhet t’i shpjegohem askujt pasi jemi shtet i pavarur. A nuk vlejnë paratë tona?”. Ai shtoi se Serbia është vend i pavarur e ashtu do të sillet.

Vucic po e shfrytëzon çdo rast që po i vjen në dorë për të kritikuar e ngritur rëndësinë e vet, e në deklaratën para gazetarëve tha se BE’ja nuk mund të presë nga ne më shumë se qasje racionale ndaj integrimeve racionale, e shtoi se nuk është reale të pritet entuziazëm i madh dhe ngazëllim nga qytetarët serb.

Vucic shtoi se ai më mirë se të gjithë në rajon e kishte parashikuar se çfarë do të ndodhte rreth procesit të integrimeve europiane dhe se për këtë kishte paralajmëruar Edi Ramën dhe Zoran Zaev gjatë takimit në Novi Sad.

Serbia ka nënshkruar marrëveshjen e anëtarësimit në Unionin Ekonomik Euro Aziatik të udhëhequr nga Rusia të premten e javës së shkuar në Moskë deri sa në Serbi u mbajtën stërvitje ushtarake të përbashkëta ku Rusia kishte dërguar për herën e parë jashtë vendit sistemet kundërajrore S-400 Pancir S-1 javën e kaluar. Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura