‘BE-ja duhet të ndihmojë vendet e goditura nga koronavirusi’, kryeministri i Italisë flet për një rrezik të madh: Nëse kjo nuk ndodh…

Apr 9, 2020 | 8:37
SHPËRNDAJE

Ne kulmin e krizes nga koronavirusi, Kryeministri i Italisë i ka thënë BBC-së se Bashkimi Evropian rrezikon të dështojë si  projekt.Conte, firmato dpcm proroga blocchi fino al 13 aprile

Giuseppe Conte thotë se BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë adekuate dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që goditen më shumë nga virusi.

Conte thotë se Bashkimi Evropian duhet të ngrihet në sfidën e asaj që ai e quan “provën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Kjo ishte intervista e tij e parë me median e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga shpërthimi i pandemisë në Itali shtatë javë më parë.

Ai po fliste ndërsa Italia dhe disa vende të tjera të BE përpiqen të shtyjnë më shumë anëtarë të bllokut të lëshojnë te ashtuquajturat “korona bond” – duke ndarë borxhin e që të gjitha vendet e BE të ndihmonin për ta shlyer.

Në mënyrë të veçantë Hollanda ka kundërshtuar idenë, duke çuar në një përplasje midis ministrave të Financave të eurozonës.

Kryeministri italian i tha BBC-së se drejtuesit e Evropës ishin “përballë një takimi me historinë” që ata nuk mund të humbnin.

“Nëse ne nuk shfrytëzojmë mundësinë për të futur frymë të re në projektin evropian, rreziku i dështimit është real”.

Shkalla e infeksionit në Itali po ngadalësohet – shifrat e fundit tregojnë se rastet pozitive rriten nga një ditë më parë me pak me shume se 1%. Dy javë më parë, rritja ishte 7%.

“Ne duhet të zgjedhim sektorë që mund të fillojnë përsëri aktivitetin e tyre. Nëse shkencëtarët e konfirmojnë atë, ne mund të fillojmë të lehtesojme disa masa tashmë deri në fund të këtij muaji”, tha ai.

Ne pergjigje te shume kritikave qe ka marre per menaxhimin e situates, kryeministri mbrojti veprimet e qeverisë së tij.

“Duke u kthyer, do të bëja të njëjtën gjë”, tha ai. “Ne kemi një sistem krejtësisht të ndryshëm nga Kina. Për ne që të kufizonim rëndë liritë kushtetuese ishte një vendim kritik që duhej ta konsideronim me shumë kujdes. Nëse do të kisha sugjeruar një bllokim ose kufizime të të drejtave kushtetuese në fillim, kur ishin shifrat e para, njerëzit do të më kishin marrë për një të çmendur”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura