BE-ja dhe Britania bien dakord për të vazhduar bisedimet për Brexit

Sep 20, 2019 | 23:25
SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian ka thënë se negociatorët britanikë dhe ata të BE-së janë pajtuar për të vazhduar diskutimet me qëllim të finalizimit të Brexitit, apo largimit të Britanisë nga blloku evropian.

FD35483C-E0F1-4EFE-8106-064788A88BB2_w1023_r1_s

Komisioni Evropian ka thënë të premten se bisedimet teknike janë të fokusuara “në konceptet, parimet dhe idetë që i ka çuar përpara Mbretëria e Bashkuar”.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Britanisë që të dorëzojë propozime të shkruara se si do të sigurohet lëvizja pa probleme e mallrave në kufirin irlandez kur Irlanda Veriore të largohet nga BE-ja, bashkë me pjesën tjetër të Britanisë.

Komisioni ka thënë se është “thelbësore që të ketë zgjidhje ligjore dhe operacionale” në marrëveshjen për Brexit, ku do të përfshihen kushtet e divorcit.

Ky Komision po ashtu ka thënë se BE-ja vazhdon të ketë gatishmëri dhe të jetë e hapur për të diskutuar propozimet që përputhen me të gjitha objektivat e ndalesës” në kufirin irlandez.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura