“BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 Qershorit. Parlamenti ta miratojë”- Soreca: Pa Reformën Zgjedhore s’ka fillim të negociatave

Jul 15, 2020 | 13:22
SHPËRNDAJE

 

soreca PDAmbasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar sot se Reforma Zgjedhore është kusht kyç për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.  

Sipas diplomatit të BE-së pa përmbylljen e këtij procesi nuk këtë fillim të negociatave në Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Soreca ka deklaruar se marrëveshja e 5 Qershorit është mirëpritur nga BE, ndaj ai i bëri thirrje parlamentit ta votojë sa më parë.

‘Siç e dini BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 Qershorit, proces gjithëpërfshirës, kjo marrëveshje të miratohet shumë shpejt. Ne ftojmë parlamentin ta pranojë.

Reforma Zgjedhore kusht kyç për hyrjen në BE, kusht pa të cilin Shqipëria nuk mund të fillojë Konferencën e parë ndërkombëtare, ky si kusht duhet të përmbushet plotësisht, ndryshimet e Kushtetutës.

Sipas orientimeve të Komisionit të Venecias dhe OSBE, kërkojnë që të bëhen konsultimet e duhura, ne e njohim Parlamentin, ne inkurajojmë të gjitha palët të vazhdojnë dialogun, bashkëpunimin me të njëjtin mekanizëm gjithëpërfshirës ashtu si në 5 Qershor”, thekson Soreca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura