“BE duhet të japë një sinjal të fortë për Shqipërinë”/ Ambasadori italian: Nuk është çështja nëse do të futeni apo jo në Bashkimin Evropian, por…

Jul 2, 2021 | 13:00
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci thotë se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është çështje kohe. Nga Shkodra, diplomati italian tha për gazetarët se Bashkimin Evropian duhet të bëjë punën e vetë dhe të japë një sinjal të fortë për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar të gjitha kushtet.

Vendimin për moscaktimin e një date për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, Bucci e konsideron si zhgënjyese.

“Është një zhgënjim që Shqipëria nuk ia arriti të vazhdojë procesin e integrimit Evropian. Italia ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë në këtë proces

Por mund të themi se jemi gati dhe nuk mund të dekurajohemi. Çështja nuk është më a do të futet Shqipëria në BE, por kur do të futet. Pra është çështje kohe.

Shpresojmë që brenda këtij viti të fillojnë negociatat. Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe i takon BE të përmbushe detyrimet e saj.

Në mbështesim hyrjen e Shqipërisë në BE. Pra është çështje kohe që Shqipëria të marrë hapjen e negociatave dhe këtë duhet ta bëjë BE.

Është momenti që BE të japë një sinjal të fortë drejt vendeve të rajonit dhe specifikisht ndaj Shqipërisë”, tha ambasadori i Italisë.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Fabrizio Bucci tha: “Reforma në sistemin gjyqësor është një kantier i hapur dhe ka nevojë për ekspertizë dhe Italia ka dhënë mbështetjen e saj. Ky është një proces  i gjatë. E dimë të gjithë se reforma në drejtësi është parësore, procesi është i gjatë, i rëndësishëm, por edhe kryesor. Të pasurit një drejtësie të saktë është në shërbim të të gjitha krahëve politike”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura