“BE duhet ta godasë sistemin Putin atje ku i dhemb më shumë, te paratë! Të shkurtohen transaksionet financiare për …”

Jan 24, 2021 | 17:14
SHPËRNDAJE

Manfred Weber, një konservator i vjetër gjerman dhe kreu i grupit të EPP të qendrës së djathtë në Parlamentin e BE është shprehur se Bashkimi Europian duhet të ndëshkojë Presidentin rus, Vladimir Putin për arrestimin e liderit të opozitës së Kremlinit, Alexei Navalny dhe mijëra mbështetësve të tij.

protesta

Sipas Weber në shënjestër duhet të jenë sanksionet financiare.

“Është e papranueshme që udhëheqja ruse të arrestojë mijëra demonstrues. Ministrat e jashtëm të BE nuk duhet ta shmangin këtë dhe të ndalen në thirrjet e përgjithshme. BE duhet të godasë atje ku e dëmton vërtet sistemin Putin, tek paratë. BE duhet të shkurtojë transaksionet financiare nga rrethi i ngushtë i Putinit”, deklaroi Weber.

Po ashtu ai shtoi se përveç sanksioneve financiare duhet të mbetet në tryezë edhe kërcënimi për të ndaluar tubacionin Nord Stream 2, i cili ka për qëllim të dyfishojë furnizimet e gazit natyror nga Rusia në Gjermani.

Ditën e djeshme në Rusi u mbajtën protesta të mëdha, pas arrestimit të liderit të opozitës Alexei Navalny, menjëherë pasi ky i fundit mbërriti në aeroportin e Rusisë. Navalny u kthye nga Gjermania ku edhe iu desh të qëndronte për një kohë të gjatë në spital, pasi i shpëtoi sulmit me agjent nervor Navicok.

Dje policia ruse arrestoi më shumë se 3 mijë qytetarë dhe përdori forcë për të prishur tubimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura