“Greqia, i vetmi vend që nuk është shprehur akoma”, Reuters: BE do nisë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nëse…

Mar 23, 2020 | 12:28
SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian do të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi unanim të 27 vendeve anëtare të bllokut, raporton Reuters.bruksel-be

Projektvendimi, sipas Reuters pritet te marre versioin e tij final deri ne fund te javes.

Sipas Reuters dy vendet kishin shpresa per hapjen e negociatave me BE, per te cilat heren e fundit kishte vene veton kunder Franca dhe Holanda.

Por Parisi dhe Haga kanë lehtësuar kundërshtimet e tyre javët e fundit. Greqia nuk eshte shprehur ende, pasi vendimi kerkon unanimitet, por burime diplomatike thanë se Athina ka dhënë miratimin e saj pasi drafti i fundit përfshinte një gjuhë më të fortë për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Nëse asnjë vend nuk kundërshton, vendimi pritet të miratohet zyrtarisht në mes të javës, shtuan burimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura