BE dhe UNDP rikonstruktojnë në Berat çerdhen për fëmijët romë dhe egjiptianë

Jun 18, 2018 | 18:28
SHPËRNDAJE

Bashkimi Europian dhe UNDP kanë mundësuar rikonstruksionin e çerdhes për 60 fëmijë të qytetit të Beratit, një pjesë e mirë e të cilëve i përkasin komunitetit rom dhe atij egjiptian. Nga sot ata kanë mundësi të ndjekin arsimin parashkollor në kushte dinjitoze, pas rindërtimit të çerdhes numër 7 në lagjen “Donika Kastrioti” në këtë qytet.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, deputetë, përfaqësues të PNUD-it, përfaqësues të institucioneve vendore, prindër të fëmijëve, etj.35543454_10156487352461692_2913362946367160320_n

Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri dhe Përfaqësues i Përhershëm i PNUD-it, Brian J. Williams përgëzoi vendimin e Kësjhillit Bashkiak të qytetit të Beratit për të lëhtësuar familjet në nevojë nga tarifa e çerdheve. “Kjo çerdhe do të mirëpresë rreth 60 fëmijë nga të cilët rreth 20 fëmijë nga komuniteti rom dhe egjiptian. Këta fëmijë dotë jenë më të përgatitur për arsimin parashkollor, gjë që është shumë e rëndësishme për shfrytëzimin e potencialeve njerëzore dhe një hap i madh drejt përfshirjes sociale të fëmijëve romë dhe egjiptianë në sistemin e arsimit”, tha zoti Williams.

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vlerësoi rikonstruksionin e kësaj qendre, duke thënë se ajo krijon mundësinë për një edukim dhe integrim më të mirë të fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian.

“Krijimi i mundësive për përshirjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë sa më herët në ciklin e edukimit është mënyra më e mirë për integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian, ndaj jam shumë e kënaqur që jam pjesë e këtij aktiviteti të veçantë këtu në Berat, në këto ambiente krejtësisht të rinovuara, që do t’u mundësojnë 60 fëmijëve, mes të cilëve një pjesë e mirë të komunitetit rom dhe egjiptian, të ndjekin arsimimin e hershëm në kushte dinjitoze. Dhe modele të tilla duhet të replikohen në të gjithë vendin”, tha Manastirliu në fjalën e hapjes.35737627_10156487352466692_9179646061440925696_n

Investimi prej 12 milionë lekë në çerdhen numër 7 në Berat është pjesë e projektit “FESRE” të qeverisë shqiptare me financimin e Bashkimit Europian. Kritere të rëndësishme si numri i përfituesve, kosto e projektit, qëndrueshmëria, kostoja e mirëmbajtjes si dhe nevoja për këto shërbime shërbyen si logjikë udhëzuese për ndërhyrjen infrastrukturore.

Ky nuk është investimi i parë i Projektit “Fuqizimi ekonomik dhe social për romët dhe egjiptianët – shtysë për përfshirjen sociale”. Katër bashki janë pjesë e projektit, që ka për synim përfshirjen sociale të komunitetit rom dhe egjiptian. Rreth 1200 romë dhe egjiptianë jetojnë sot në kushte dinjitoze, falë ndërhyrjeve në infrastrukturë të mbështetura nga ky projekt në Tiranë, Berat, Durrës dhe Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura