BE çeli negociatat me Shqipërinë, reagon ambasadorja amerikane. Ja mesazhi i saj

Mar 24, 2020 | 15:27
SHPËRNDAJE

yuri-kim-1581605750

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se vendimi i BE sot, për çeljen e negociatave me Shqipërinë, pasqyron punën e palodhur të qeverisë si dhe të qytetarëve.

Në një mesazh në ‘Twitter’, Kim thekson se SHBA do të vijojë të mbështesë reformat e vendit dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin në BE.

Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet e pranimit tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe të qytetarëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese!”, shkruan ambasadorja.

kim negociatat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura