BE anuloi grantin 28 mln euro për Portin e Durrësit, reagon ambasadorja e unionit: Qëndrimi ynë është i njëjtë! Sa herë të ndryshohen kushtet e investimit…

Nov 25, 2022 | 16:03
SHPËRNDAJE

Pasi Bashkimi Europian anuloi grantin prej 28 milionë eurosh për ndërtimin e Portit të Durrësit, ka reaguar ambasadorja e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Christine Hohmann.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Shkodrës, ajo deklaroi se BE-ja i qëndron të njëjtit vendim të marrë disa ditë më parë.

Ajo u shpreh se sa herë ka ndryshim të kushteve të investimit, rrjedhimisht ndryshohet dhe dhënia e granteve, ndaj ato anulohen.

Pyetje: Çfarë qëndrimi keni për projektin e Portit të Durrësit?

Hohmann: Është një përgjigje shumë e thjeshtë si ajo që dhamë disa ditë më parë. Sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, pra ndryshim të dhënies së granteve për investimin, atëherë kjo anulohet. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku do të jenë investimet për t’u bërë.

LEXONI EDHE: BE anulon grantin 28 milionë euro për Portin e Durrësit, projekti parashikonte rehabilitimin e kalatave 1 dhe 2 në terminalin perëndimor

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura