BDI i habit të gjithë: Asnjë nga ministrat tanë nuk dorëhiqet, nesër do jemi në mbledhje me Gruevskin

May 12, 2015 | 23:45
SHPËRNDAJE

Pas ngjarjeve në Kumanovë, tre ministra të kabinetit qeveritar në Shkup dhanë dorëheqjen.

Abdilaqim Ademi, minister i Arsimit i BDI

Ministrja e Brendshme, ai i Transporteve dhe ministri i Financave, njëherësh zv.kryeministër paraqitën tekstin e dorëheqjes para kryeministrit Gruevski.

Kësaj liste iu bashkua edhe shefi i Agjencisë Sekrete, ndërkohë që po përflitet edhe për largimin e Prokurorit Publik.

Por çudia më e madhe është se në Partinë e Ali Ahmetit as që diskutohet për mundësinë e dhënies së dorëheqjes së ndonjërit prej ministrave.

Gjatë pasdites u përfol se do të largohej ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi. Por në një prononcim për Portalb në Maqedoni ai tha se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se vazhdon punën.

“As unë e asnjë ministër shqiptar nuk jemi dorëhequr për dallim nga kolegët tanë maqedonas. Nesër do të ketë seancë qeveritare për minstrat e rinj, në ora 13″ tha për Portalb, Ademi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura