BBC: Përgjimet rrënuan Nixonin, do ta rrënojnë edhe Gruevskin

May 17, 2015 | 13:23
SHPËRNDAJE

Ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë tërhequr vëmendjen e medieve më të rëndësishme botërore. Pamjet e konfliktit të armatosur në Maqedoni mes forcave policore të Maqedonisë dhe grupit të amratosur shqiptar shokuan botën, duke mbushur ballinat e mediave vendore dhe të huaja.

Bilanci i konfliktit rezultoi me 22 të vdekur, dhe dëme të konsiderueshme materiale. 

BBC ka shkruar për protestën e paralajmëruar në Shkup gjatë ditë së sotme, ku thuhet se mijëra qytetarë do të marrin pjesë në protestë për të kërkuar dorëheqjen Kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.

Protesta vjen pasi janë ngritur dyshime se ai (Kryeministri) po abuzon me fuqinë e pushtetit.

Lideri i opozites Zaev

Përgjime sekrete të publikuar nga lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev konfirmojnë komplotet e ministrave për të manipuluar me zgjedhjet si dhe fshehjen e një vrasjeje,  BBC raporton se javën e kaluar dy ministra, dhe kreu i intelegjencës u dorëhoqën.

Meqenëse Qeveria e Gruevskit vazhdimisht i ka mohuar akuzat faktet e publikuara nga opozita, si tendencë për të destabilizuar gjendjen në Maqedoni, opozita ka organizuar proteste si alternativë e fundit ndaj regjimit të Gruevskit që ka marrur nuanca të shteteve me sisteme totalitare.

Kryeministri Gruevski

BBC në artikullin e botuar sot shkruan se jostabiliteti politik në Maqedoni vjen si pasojë e përleshjeve të javës së kaluar mes shqiptarëve etnikë dhe policisë, ku prej 2.1 milionë banorëve shqiptarët e përbëjnë një të katërtën e popullatës së përgjithshme në Maqedoni.

Analisti, korrespondenti i BBC dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkan, Guy De Launey ka thënë se publikimi i përgjimeve në zyrën ovale patën përfunduar karrierën e ish-Presidentin amrikan, Richard Nixon, transmeton indeksonline. Sipas tij, e njëjta do të ndodhë edhe me Nikola Gruevskin.

“Përgjimet e publikuara qartazi tregojnë se si ministrant kanë manipuluar çdo gjë duke filluar nga manipulimi i zgjedhjeve deri tek manipulimi i medieve për të mbuluar një vrasje të kryer nga një zyrtar policie”, ka thënë Laurney.

Sipas tij, protestat e sotme do të jenë një provë për profesionalizmin e autoriteteve, gjersa diplomatët perëndimorë kanë sugjeruar forcat policore që të tregohet e përmbajtur, dhe Qeveria të fillojë një proces kredibil hetimi mbi të gjitha akuzat e ngritura. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura