“Bazën e mbrojtjes civile, Rama ia dha klubit sportiv ku drejtor është…”-Kryemadhi: Batalioni i kërkim-shpëtimit në një repart të shkatërruar

Dec 12, 2019 | 23:16
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama ia ka dhënë Bazën e Mbrojtjes Civile klubit sportiv “Partizani” ku drejtor është vëllai i tij Olsi Rama.

Screenshot_16

Reparti në fjalë tha Kryemadhi kishte të gjitha kushtet ndërkohë që Baza e Mbrojtjes Civile është zhvendosur në Ferraj në një repart të shkatërruar.

Ka ardhur koha për t’u folur shqiptarëve me emra konkret. Baza e mbrojtjes civile në Ministrinë e Mbrojtjes, Edi Rama ia ka dhënë klubit sportiv Partizani ku drejtues i klubit është vëllai i tij.

Tani po të them që fushat e sportit që po bëhen në bazën e mbrojtjes civile. Tani në 2017, kur kam ikur unë nga qeveria. Batalionin e kërkim shpëtimit e ka çuar në disa gërmadha në fshatin Ferraj. Këtij reparti i është shkatërruar gjithë infrastruktura. Ky repart është për kërkim shpëtim, evakuim. Edhe këtë e ka shkatërruar. Baza e mbrojtjes civile ka pasur gjithë infrastrukturën për stërvitjen e emergjencave”, theksoi ajo në “Open”.

Gjithashtu, Kryemadhi denoncoi se ish-drejtori i Portit të Durrësit, Afrim Bakaj, djali dhe vëllai i tij janë futur në listën e të pastrehëve për të marrë bonus qiraje pasi iu është dëmtuar shtëpia nga tërmeti.

“Ish-drejtori i Portit të Durrësit bashkë me të birin janë futur në listën e të pastrehëve për të marrë bonus qeraje. Afrim Haxhi Bakaj, lista 25 dhe është te Bulevardi Online. Ka nxjerrë vendimin e Këshillit Bashkiak të Durrësit. Ka future emrin për qira nga shtëpitë e dëmtuara dhe vëllai i tij Altin Bakaj po ashtu”, u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura