Bazeli i Peços kualifikohet në fazën tjetër në Champions Ligë, sukses historik për shqiptarin

Dec 5, 2017 | 17:05
SHPËRNDAJE

Arjan Peço ka arritur një sukses të madh, në krye të Bazelit U-19, teksa ka arritur të kualifikojë ekipin e tij, për në fazën me eliminim direkt, në Ligën e Kampioneve për 19 vjeçarët.

bazel u19a

Ndeshjen e fundit, Bazeli e mbylli në barazim 0-0, në transfertë me Benfikën. Një pikë e marrë, i mjaftoi shqiptarit të mbyllte në vendin e parë, grupin A kualifikues, duke lënë pas një skuadër të madhe, si Mançester Junajtid.

arjan peco

Zviceranët e vegjël numërojnë 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje në total. Gjithashtu, përveç Peços në krye të stolit, edhe fushë kishte shumë lojtarë me origjinë shqiptare, si Rashiti, Bislimi, Lokaj, Pepsi e Pukaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura