Bazeli i Arjan Peços, pranë mrekullisë në Ligën e të Rinjve ndaj Mançesterit (VIDEO)

Sep 13, 2017 | 22:01
SHPËRNDAJE

Bazeli U-19 ishte shumë pranë arritjes së një rezultati madhështor dje në Ligën e të Rinjve në përballjen kundër Mançester Junajtidit U-19 në Angli.

arjan peco

Skuadra e drejtuar nga trajneri shqiptar Arjan Peço u mposht me rezultatin 4-3 por u përball si e barabartë me kundërshtarët. Përveç trajnerit shqiptar, Bazeli U-19 kishte dje në përbërje në skuadrën prej 18 vetësh edhe 5 lojtarë shqiptarë.

Njëri prej tyre, 18-vjeçari Ylber Lokaj, ishte autori i golit të dytë për Bazelin në minutën e 58, gol që vendosi rezultatin e përkohshëm 3-2 në favor të vendasve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura