BATUTAT/Rama shkrin së qeshuri FRESSH-istët në Jalë: Bëni qejf, por me kujdes! (FOTO)

Jul 26, 2015 | 13:25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka zbritur dje në kampingun veror të Jalës me anëtarët e forumit rinor eurosocialist.
I shoqëruar nga freshisti i parë socialist, Pandeli Majko, kryetari i PS-së së Tiranës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, dhe deputetja Blerina Gjylameti.
Jale
Kryeministri por dhe deputetët e ministrat që e shoqëronin ishin veshur shumë sportivë për takimin me të rinjtë, ndërsa shoqëroheshin dhe nga kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro.

11800361_10153108754781523_6578767384437077118_n
Kjo është hera e parë që kreu i PS-së zbret në kampingun e përvitshëm veror të FRESSH-it në Jalë, duke përfituar dhe nga inspektimi i Unazës Energjetike të Jugut, një linjë krejtësisht e re e transmetimit të energjisë.

11695803_10153108754696523_8667737428479576582_n

Takimi me të rinjtë në sheshin para çadrave të tyre ka qenë tërësisht fresh, i mbushur me batuta nga ana e folësve.

11703334_10153108754736523_8472236509969167065_n
Batutës së Saimir Tahirit për të rinjtë që “çlodhuni në mënyrë të përgjegjshme dhe me mend në kokë”, Kryeministri Rama i është përgjigjur:

11760125_10153108754526523_5460426290655382155_n
“Lëreni se çfarë thotë Saimiri, bëni qejf, por me kujdes. Shkoni tani bëni ‘Shkuma parti’, se në shtator ju pret puna”.

11755119_10153108753651523_3137511534748496838_n
Kryetari i Partisë Socialiste përtej batutës u ka kujtuar të rinjve që të bëhen gati për aksionin e madh që fillon në shtator në të gjitha strukturat e kësaj partie për të rritur anëtarësinë dhe për të bërë zgjedhje.

11800605_10153108753521523_2963683987431554502_n

“Jeni shumë mirë me cilësinë”, u ka thënë Rama ndërsa ka parë aq shumë të rinj të mbledhur në kamp.

11752641_10153108753281523_6312839945050173719_n
“Nga shtatori do të fillojmë të punojmë për sasinë. Mos e shikoni partinë si mjet punësimi dhe përfitimi, por si një bashkësi njerëzish që kontribuojnë për të rritur vlerat”, mësohet t’u jetë drejtuar ai të rinjve eurosocialistë në pjesën serioze të fjalës së tij në kampingun e Jalës.

11745559_10153108752546523_4286644093451197849_n
Lëvizja Socialiste për Integrim e ka kthyer në traditë organizimin veror të këtij kampingu me të rinjtë e saj, ndërsa drejtuesit e saj qëndrojnë disa ditë atje pranë të rinjve, duke u folur për organizimin e partisë dhe aktivitete të tjera.

11751726_10153108753301523_7662927623369410670_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura