Batutat/ “Të mbyllem përjetë me Bashën në një dhomë, ruajna Zot”

Jul 16, 2016 | 8:04
SHPËRNDAJE

Nuk kanë munguar batutat e kryeministrit Rama në takimin me studentë të Magjistraturës për reformën në drejtësi.

Duke folur për ftesën e ambasadorit amerikan Donald Lu që të takohet me kreun e opozitës Lulzim Basha, Rama e ka komentuar me shaka:

edi-rama1

“Nuk e di çfarë do dalë, kur të dalim të marrim ajër, por konsensus nuk del. Ambasadori amerikan flet shqip, por mendon anglisht. Të mbyllem përjetë me Lul Bashën në një dhomë, ruajna Zot. Të paktën Basha duhet të dalë, se duhet të merret vesh me Saliun. Mos u shqetëso Sali. Ti rri aty në kullë dhe thua Luli bëj si të bësh kjo është prova jote e zjarrit, o me mu, o me reformën”.

Sipas tij, opozita po kërkon të vendosë rregullat e saj në procesin e reformës në drejtësi.

“Kjo reformë po nxjerr në pah një problem, sovranitetin. S’ka në BE vende që thonë unë jam sovran të zgjedh, këtë standart më pëlqen të respektoj, e respektoj, këtë tjetrin s’e respektoj…është njësoj si të thuash dua të marr pjesë edhe unë në atë dasëm por unë kam zakonet e mia, unë ha me dorë jo me pirunj, ha sipër tavolinës nuk ulem në karrige, unë gjatë kohës që jam duke ngrënë kam shumë qejf që t’ja hedh pjatat të tjerëve…është një tryezë që ka rregulla të respektuara nga të gjithë, dhe është destinacioni ynë, ne s’kemi alternativë tjetër. Midis jush dhe një bashkëmoshatari tjetër në Mosul ky është dallimi. Vendi ynë ka perspektivë familjen evropiane, për atë në Mosul prespektiva është shumë e tubullt”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura