Batutat/ Rama merr timonin vetëm: Hë nga ta çoj, majtas apo djathtas…

Jan 23, 2018 | 13:00
SHPËRNDAJE

Mes batutash dhe thumbimesh është zhvilluar takimi i sotëm i kryeministrit Rama në portin e peshkimit në Durrës.

rama-timon

Gjatë fjalës së tij në takimin e sotëm në Portin e peshkimit në Durrësit, me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha, Vlora, për kthimin përfundimtar të këtij porti nga një hapësirë kaotike jahtesh e varkash lloj-lloj, në një port të mirëfilltë për peshkatarët.

Rama nuk ka lene pa thumbur demokratet. “Kjo i la mbrapa demokratët se mateshin me Gjermaninë, ia thashë, e kanë gjet, demokratët që janë punëtorë e kanë zgjidh, punët ia zgjidhim ne, shpirtin demokratik e tregojnë me protesta kundër nesh në kohën e lirë, hajde te kryeministria atje poshtë të paktën të kem ty atje”- iu drejtuar njerit prej tyre.

Me pas iu kthye personit qe kishte ne krah: He e mban mend si te kam gjet apo jo?

Peshkatari: Ma more bastin

Rama: Dy gishtat të kishin ngel, se ishe zhyt komplet, tani dole nga uji, tani puna është të thahesh edhe…

Pas kesaj, Rama ka hipur ne anije peshkimi dhe ka marre timonin ne dore, duke mos e kursyer batuten: He nga ta coj, majtas, apo djathtas…

 

Postimi i Rames 


Në tre vite, falë heqjes së akcizës së naftës për anijet e peshkimit, heqjes së TVSH për materialet e bordit, luftës kundër informalitetit në sektor, peshkimi ka njohur një bum të paparë zhvillimi, me rritje eksportesh nga 15 milionë euro në vit në 82 milionë euro vitin e fundit
Së shpejti, me financimin e qeverisë do të nisë investimi për rindërtimin e markatës moderne së peshkut në port, e cila u projektua dhe ndërtua se prapthi në të shkuarën e është jashtë funksionit; do të financohet ndërrimi i motorëve dhe frigoriferëve të anijeve të peshkimit; do të subvencionohet me 20 lekë për kg peshku kaltër (sardele, açuge), duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të eksportit

Në katër vite do të ndërtohen markatat moderne të peshkut në Shëngjin, Vlorë e Sarandë dhe objektivi i qeverisë është: DYFISHIMI I VLERËS SË EKSPORTEVE nga 85 sot në 150 milionë EU në vitin 2021

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura