BATUTAT/ Rama me qytetaret: 5 fëmijë përnjëherë vetëm Taulanti mund t’i bëjë, por ty zemër zoti të shtoftë inatin

Oct 22, 2018 | 18:19
SHPËRNDAJE

Pasditen e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ishte në një takim në Laprakë, me “gra dhe vajza të një komuniteti të prekur jo pak nga pasojat e bixhozit, për të diskutuar mbi ndalimin e tyre dhe kalimin e qindra miliona eurove në vit, nga lumi e llumi i kumarit në konsumin familjar”, siç shprehet ai.

Në nisje të këtij takimi kryeministri e ka filluar me një batutë, ku u shpreh se e di që ka dalë shumë në televizion këto kohë, por shtoi se publiku nuk duhet të habitet kur ta shohë edhe në frigorifer.eee

Më pas ai ka vijuar me batuta, ku ka treguar edhe një herë sesi është menduar çeku për fëmijët që lindin, ku fëmijët e parë do të përfitojnë 400 dollarë, fëmija i dytë 800 dollarë, ndërsa  fëmija i tretë merr 1200 dollarë.

Por çfarë ndodh kur lindin binjakë, trinjakë, katërnjakë, e madje edhe pesënjakë?!

Ja si përgjigjet Edi Rama, duke shkëmbyer batuta e replika me disa nga gratë që ndodheshin në këtë takim:

Meqë është ky meraku se çfarë do të behet nëse lindin dy… edhe tre përnjëherë zemër, … po ty zoti të shtoftë inatin se… si pesë?!

Pesë përnjëherë vetëm Taulanti mund t’i bëjë…

Meqë është ky merak atëherë të jetë e qartë, nëse dalin dy menjëherë të dy marrin secili 800 dollarë dhe nëse dalin tre, secili 1200, se nuk do i mbajmë pishën kush doli i pari dhe i dyti apo i treti.

Se ai që del i parë është dhe më i zoti dhe i takon, se pastaj larg qoftë, nuk ka për të dalë asnjëri i pari për të mos marrë më pak…

Nejse se kjo është një shaka, por për të përsëritur edhe një herë, se sa herë që flas për këtë temë, fillojnë po sikur me pas tre, po sikur me pas katër, nejse tek i katërti nuk kemi vendosur një shifër më të lartë se s’kemi dash të (qesh)… por çeku është një masë që do ndihmojë çiftet e reja ose ato çiftet që lindin tre apo katër fëmijë, dhe gjenden në vështirësi e në një situatë dramatike…

Dhe do jetë një politikë që do të jetë kombëtare, pra do të jetë drejtpërdrejtë e lidhur me maternitetet.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura