BATUTAT/ Rama i jep kartat anëtarëve të rinj, Klosi: Kongresi me në krye shokun Edi

Feb 5, 2016 | 13:10
SHPËRNDAJE
Blendi-Klosi-Edi-Rama
Nuk kanë munguar batutat gjatë takimit të radhës për anëtarësimet e reja në PS-së, që mesditën e sotme stacion kishte Beratin.
Takimin e hapi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, që duke shpalosur arritjet gjatë qeverisjes socialiste u shpreh krenar që në Kongres do të shkojnë ballëlartë me në krye shokun Edi Rama. 
Sa i takon projekteve të punësimit, Klosi tha se janë më shumë se 26 mijë vende pune të lira në zyrat e punës dhe ftoi qytetarët që të aplikojnë për të përfituar.
Ndërsa nënvizoi se Partia Socialiste ka arritur shumë me në krye Ramën, duke folur këtu edhe për Kongresin e PS-së.
“Ne shkojmë ballëlartë në Kongres, kemi arritur shumë me në krye shokun Edi Rama”,- tha Klosi.
Ndër batutat e kryeministrit me banorët që morën kartën e anëtarësisë së PS, Rama i tha Katerinës:
Shiko andej, jo nga mua, nuk jam unë partia lëre se çfarë thotë Blendi Klosi  të gjitha i the mirë vetëm një gjë nuk the mirë, unë s’jam zoti Edi Rama, më ke kryetar tani, Edit thuaj ose Edi Ramës.
Batutat me anëtarët e rinj

Rama- Spartakut: Ngrije zërin, në parti duhet folur me zë të lartë se pastaj s’të dëgjon njeri.

Spartaku: Kishim një problem në familje, dera e vetme që na u hap ishte shërbimi social, i jam shumë faleminderit shërbimit social, tani jam punësuar në një ndërmarrje.

Rama: Të jam mirënjohës jo vetëm për faktin që je në PS, por që je një nga ata shembuj se në Shqipëri kush realisht do të punojë mund të punojë, sot ministri e tha 26 mijë vende të lira pune, të reja në zyrat e punës. nuk punësohen të gjithë në shtet, është çmenduri ta mendosh

Rudina: Jam nënë e 6 fëmijëve, kam kaluar traumë para 1 viti, në momentin që kalova vështirësinë fëmijët u ndanë, braktisën shkollën, edhe shtëpinë, më ka ndihmuar zonja Mirela do i jem mirënjohëse deri në vdekje, jam edhe rasti tjetër, e marr këtë përvojë sepse ma ndjen cdo gjë është arritur falë PS që më është hapur cdo derë në ato që unë kisha dhe i hoqa.

Rama: Kurajo, tani nuk je vetëm ke dhe partinë me vete

Teuta Sulka: Përvoja shumëvjecare për të pasur një vend pune është odise e gjatë, por rrugëtimi mori fund falë qeverisë, konkurrova në portalin “mësues për Shqipërinë”, dola në vendin e parë në rang kombëtar për parashkollorin, unë sot kam zgjedhur vendin e punës sipas meritës e transparencës dhe ju falënderoj.

Rama: Mirënjohje për ju, është vërtetë krenari që të dëgjosh që në derën e partisë sonë troket një person që ka arritur të fitojë me meritë në një konkurs që në fillim ka qenë i dyshuar si një nga lojërat e radhës që politika i mësoi njerëzit, por që tani ka fituar statusin e meritokracisë, është një konkurs i sekretuar dhe aty fiton secili atë që i takon, pikët që i takojnë.  Partia që ke sot pasi more teserën nuk do të shërbejë për tu’ futur në punë se aty je me meritën tënde.

Rama-Katerinës: Shiko andej, jo nga mua, nuk jam unë partia lerë se cfarë thotë Blendi Klosi. Të gjitha i the mirë vetëm një gjë nuk the mirë, unë s’jam zoti Edi Rama, më ke kryetar tani, Edit thuaj ose Edi Ramës

Një tjetër i anëtarësuar: Më mbetën 5 kalamaj rrugëve, mendova tërë natën ca do bëjë me ta, te Mirela i siguruam kalamajt i sollëm në Tiranë. E kam në zemër, i jam faleminderit që më ndihmoi

Rama: Shpresoj që edhe Partia Socialiste të jetë si Mirela

Ardiani: Falënderoj zotin, shokun Rama, kam një arsye që pranova të bëhesha anëtar i PS

Rama: Kërkove apo pranove se është e rëndësishme kjo.

Rama në mbyllje të takimit: Meqë Mirela u përmend disa herë është krenari për ne kur perputhen të dyja bashkë, profesionistet dhe drejtuesit e përkushtuar me pjesëtarët e familjes politike si një përfaqesues i denje i PS i shërben vendit me përkushtim dhe nuk ben tjetër vec detyrës, kjo është kartëvizita me e mirë për të gjetur derën e PS për njerëz që para se të kishin këtë arsye për të ardhur te ne nuk do kishin menduar kurrë të bëheshin pjesë e PS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura