Batutat që nuk u dëgjuan në media, Vokshi: Replikë, kryeministri më përmendi emrin. Rama: Unë thashë kulla plazhi. Ti je kulla e plazhit?!

Apr 25, 2015 | 8:17
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka debatuar gjatë dje në Kuvend me deputetët socialistë, të cilët i ndërhynin gjatë fjalimit të tij për ligjin e energjisë elektrike.

Gjate seances se djeshme ne Kuvend

Gazeta Panorama ka zbardhur sot të gjitha ndërhyrjet pa mikrofon të Taulant Ballës, Erjon Braçes dhe Flamur Nokës, që nuk u dëgjuan në transmetimet direkte të televizioneve. 

Replikat e plota

Edi Rama: Kanë kurajën të flasin njësoj sikur vrojtojnë nga kullat e plazheve horizontin dhe jo sikur deri dje, deri 18 muaj më parë, kanë pasur në dorë t’i bëjnë gjërat që thonë sot…
Albana Vokshi: Replikë, më përmendi Kryeministri, zoti Rama.
Edi Rama: Unë thashë kulla plazhi. Ti je kulla e plazhit?!
Albana Vokshi: Ti ma përmende emrin, më drejtove gishtin, më the dhe e dashur.
Edi Rama: Më fal, ka folë shpirti, s’e kam pasë mendjen…
Sali Berisha: Pse po ikën ‘Crown Agents’, sepse po kap kontrabandë! Në Korçë u kap vetura e mamasë së deputetit, jo deputetit, por e mamasë. Sepse edhe mamatë i keni me vetura luksoze…
Taulant Balla: Edhe Argita mamanë dhe babanë me makinë luksoze e ka.
Sali Berisha: Ore, mamatë tuaja marrin pensionin e Ciprasit…
Taulant Balla: Ik ore, pusho, s’u bërë një herë burrë, s’u bëre.
Sali Berisha: Mamatë tuaja marrin 300 eurot e Ciprasit, pensionin e Ciprasit…
Taulant Balla: Çfarë halli ke që merresh më mamatë…?! Ik ore se s’bën burri kështu.
Sali Berisha: Shihni tenderët e tyre, fiton i vëllai tenderët e ministrit dhe tani hidhet dhe e propozohet për kryetar bashkie. Po na thoni një rast të vetëm kur ka ndodhur kjo! Jeni lëshuar në orgji e salltanete të paimagjinueshme. Po kur ka ndodhur një dasmë me dy raunde në kështjellë e stërkështjellë? Na rroftë mamaja! Vetë e tha që ma bëri mamaja dasmën, nuk e thashë unë…
Ervin Bushati: Jo po gjyshja dhe gjyshi…
Sali Berisha: Juve nuk ju bën përshtypje se bëhet dasmë me paret publike në Kështjellën e Gjirokastrës dhe ju bën se e përmend unë.
Taulant Balla: Ke problem me dasmën, se ke bërë dy herë dasmë. Ke inat eee?
Sali Berisha: Ti (Ramës) je i mjerë, se ti përdor njerëz si puna e atij si sharës profesionistë. S’je i zoti për asgjë…
Ilir Meta: Mbani qetësi dhe ruani etikën!
Sali Berisha: Zonja Sukis fshin tenderat e qeverisë…
Taulant Balla: Hajde, hajde, se do flas për dasmën, se e di ti.
Sali Berisha: Premtove reformën në arsim dhe solle Luizat. Po pse dënohet Luiza dhe s’dënohet Moza kuqaloshe apo Mozën e ke mikeshë ti dhe s’mund ta dënosh? Po e dini që Moza merrte 6 mijë dhe jo 5 mijë euro sa Luiza?
Taulant Balla: Ky ka rrjedhur fare…
Sali Berisha: Mos e dënoni Mozën, dënoni vetëm Luizën. Mbajtët 6 javë videon e hipotekës. Nxirri të gjitha videot që ta kanë mbushur zyrën nga të katër anët apo i përdor për të mbajtur peng punonjësit? Këto janë standardet.
Erion Veliaj: Më vjen mirë që Doktori iku, se s’kisha ndërmend të merresha as me familjen e tij, as me dasmat e tij. E di që i ka problem dasmat. Ne të tjerët martohemi si shqiptarët, nuk e jemi si ata, po ne s’martohemi me kushërinjtë. Kjo është gjë e mirë.
Flamur Noka: Çfarë thua ore, je ne terezi?! S’të vjen zor…
Taulant Balla: Po me kushëri është martuar, shyqyr që u nda.
Flamur Noka: Erion (Veliaj), klasifikohu ti ku futesh, te burrat apo gratë, pastaj hajde fol! Mirë do ishte mos ta nxirrje, ta mbaje ne xhep. Sa më shumë ta nxjerrësh në televizor këtë, aq më shumë ta nxjerr bojën. Ky papagalli që kakarisi këtu…
Erjon Braçe: Nuk kakaris papagalli, mo!
Flamur Noka: Pula, pula, pse s’flet, ça je pula apo gjeli…?

FATION BINJAKU

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura