Batutat pa mikrofon në Kuvend/ Rama, Berishës: Mbushja mendjen Jozefinës për Lulin

May 23, 2015 | 17:10
SHPËRNDAJE

Shefi i qeverisë, Edi Rama, ka shkëmbyer dje disa replika pa mikrofon me ishkryeministrin Sali Berisha gjatë kohës që ky i fundit po mbante fjalimin në Parlament. Rama e ka nisur me batuta që kur Berisha ka hyrë në sallën e Kuvendit.

Gjate nje seance ne Kuvend

Në një kohë që në podium po fliste deputeti Eduard Shalsi për rrugët e lëna përgjysmë nga PD-ja në qarkun e Beratit, Rama ka ndërhyrë nga vendi, duke e quajtur Berishën “drejtori i Rrugëve”. Ish-kreu i demokratëve ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë asnjë projekt të ri, ndërkohë që po vjedh shqiptarët duke blerë palma me 400 euro, të cilat sipas tij faturohen me çmimin 6 mijë euro copa.

BATUTAT

Eduard Shalsi: Javën e kaluar, ish-kryeministri Sali Berisha foli disa minuta për Beratin, foli si ishte harruar Berati, foli për të gjitha hallet e Beratit, dhe në fakt nuk dinte asgjë. Por thjesht kërkon të manipulojë… Dhe ti, Pollo, the që ata ulin kohën nga frika e atij të gjatit… Kujt ia the? Unë nuk njoh njeri tjetër të ketë dhënë intervista nga citofoni i shtëpisë, sepse kishte frikë se e vriste Sali Berisha dhe ky ishe ti (Genc Pollos).
(Berisha vjen në sallën e Kuvendit, drejtohet te vendi i tij)
Edi Rama-Eduard Shalsit: O Shalso, o Shalso, erdhi drejtori i Rrugëve, erdhi ai drejtori Rrugëve (për Berishën)…(qesh)
Eduard Shalsi: Keni bërë rrugë, por aorta kryesore ishte amortizuar komplet. Rrugën Lushnjë-Berat e keni bërë ju, por aq alergji e ka pasë, saqë as inaugurim s’ka bërë. Ka ardhur i zoti i punës vetë, foltoren e ka në dispozicion.
***
Albana Vokshi
: Ju s’duhet të mbroni megaskandalin në shëndetësi. Zoti kryeministër, ju ftoj të na sqaroni gjithçka për raportin sekret që ju e mbani në tavolinën tuaj. Çfarë ka ndodhur me ISKSH-në dhe pse ju nuk keni ndërmarrë asnjë veprim? Pse asnjë drejtues i fondit nuk është denoncuar?
Edi Rama: O Pamela, Pamela, ku i pe këto raporte nga kulla e Baywatch-it?!
***
Sali Berisha
: Si ka mundësi që flisni për rrugën Lushnjë-Berat, që absolutisht që s’ka pasur më shumë se katër muaj punë, një urë ka pasur dhe traseja pothuajse ka qenë e shtruar, po nuk mund të shtroni se blini palma, o palmaxhinj! Se lekët e shqiptarëve bëhen palma, një palmë 6 mijë euro. Në një kohë pronari e shet 400 euro. Nga 400 shkon 6 mijë euro.
Edi Rama: Ti vetëm gështenjën quan pemë…
Sali Berisha: E di si dukesh në fushatë, si i rrjedhur dukesh. Dhe merresh gjithë ditën me opozitën. Pse për opozitën shkon në fushatë ti…? Ti je Kryeministër mor, dhe shkon të japësh alternativen tënde, jo të bësh budallain… Dhe merret me Lulzim Bashën, dhe thotë çfarë ka bërë ai, ishte ministër i Jashtëm, ishte ministër i Punëve Publike, çfarë ka bërë, ishte kryetar Bashkie. Ta mësoj unë çfarë ka bërë. Ishte ministër i Punëve Publike, ishte promotor për Rrugën e Kombit, mësoje! Ishte ministër i Jashtëm, ishte promotor kryesor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mësoje! Ishte ministër i Punëve të Brendshme, realizoi vizat për shqiptarët. Në një kohë kur ti nuk ke shitur as tre tabllo tuat. 
Edi Rama: Ato i ke bërë ti…
Sali Berisha: Dhe e nxjerr prapë kokën. Do të rrisni çmimin e ujit prapë. Hiq dorë se toleranca është zero, nëse do të rrisësh më taksa dhe çmime. Po preke më taksa dhe tarifa, toleranca është zero. Këtej më përsërit mua një shprehje që e kam thënë se Shqipëria vjen pas Norvegjisë për sasi uji. Dhe mos vidh më shprehje të miat.
(Deputetët e Kuvendit qeshin në sallë)
Sali Berisha: Mbaj fjalët e tua, por të miat mos i thuaj më.
Edi Rama: Ti je pas Gjermanisë për ekonomi…
Sali Berisha: Këtej thua se Shqipëria është si Norvegjia, këtej rrit çmimin e ujit. Austria, që nuk është tamam si Norvegjia, e jep falas ujin, është dhuratë e Zotit.
Rakip Suli: Po pse s’e bërë ti falas?!
Sali Berisha: Po bëje ti, pse se bën ti…!? Tre jetë të kesh ti, nuk i bën dot ato që ka bërë Lulzim Basha. Dhe, në fund të fundit, të ka palosur ty në 2011-n. 
Edi Rama: Mbushja mendjen Jozefinës për Lulin…! Mbushja mendjen Jozefinës mbushja!
(Edi Rama largohet nga salla e Parlamentit)
Kastriot Islami: Iku papagalli, iku…
Sali Berisha: Ike?! S’ka burrë që mban… (qeshin të gjithë deputetët).
Arben Ahmetaj: Ka frikë nga ty…
Sali Berisha: Jo, ai ka frikë nga fjala, jo nga unë… E vërteta atë e tmerron.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura