Batutat pa mikrofon në Kuvend, çfarë nuk u dëgjua në TV

Sep 25, 2015 | 8:25
SHPËRNDAJE

Parlamenti është përfshirë në debate gjatë seancës së djeshme të Kuvendit, ku po diskutohej projektligji i ri i procedurave tatimore. Por, si gjithnjë, diskutimet në seancë nuk fokusohen vetëm në rendin e ditës, ato janë shoqëruar me batuta mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës.

kuvendKryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij për të ardhurat ekonomike, nuk ka lënë pa thumbuar të djathtët, të cilët i ka bërë përgjegjës për situatën ekonomike dhe borxhet. Rama tha se demokratët do të qëndrojnë për një kohë të gjatë në opozitë, po nuk u ndanë nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha. “Nuk keni parë gjë akoma, absolutisht. Ju siguroj për këtë. Çfarë do të shikoni, kaq vite sa do rrini në opozitë, do të habiteni edhe vetë. Besoj se një ditë të bukur, kujt rri këtu kot, se në fakt duhet të ishte me ndihmë ekonomike në shtëpi, me asistencë sociale për pleqëri të tepruar, kur të ndaheni nga ai, atëherë do të thoni: Po çfarë kemi bërë ne 8 vjet në pushtet?!”, ironizoi Rama.

Kryeministri ka ironizuar dhe me deputetët Paloka dhe Ristani, të cilëve u tha se do të vazhdojnë “të hanë përshesh”. Ndërsa deputetit Asllan Dogjani i ka sugjeruar të kërkojë azil në Gjermani.

Ish-kryeministri Berisha, gjatë replikës tha se fjalorin e Ramës e kanë zili dhe gratë e moshuara, dhe se me qëndrimin e tij po i çon të djathtët drejt bojkotit të fjalimit të tij.

“Rrini ju dëgjoni, o turkoshakë, këtë ua ka gjet mirë ai. Ne të tjerët, po vazhdoi kështu, absolutisht sa të dalë ai aty, do t’i themi të gjithë mirupafshim, deri sa të mbarojë sallatën e tij dhe të kthehemi”, tha Berisha.   Fation Binjaku 

1234

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura