Batutat pa mikrofon/ Deputetët e PD Ramës: Po flet ky fyelli për pyllin

Jan 31, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Maxhoranca dhe opozita janë përplasur dje në seancën e Parlamentit për Reformën në Drejtësi, duke akuzuar njëra-tjetrën për bllokim të procesit.

rama paloka

Ish-kryeministri Berisha tha dje se Rama nuk e do reformën, sepse kërkon që Byroja Kombëtare e Hetimit të jetë në varësi të qeverisë dhe se ka frikë se do të hetohet vila e tij në Surrel dhe pasuria e tij. Madje, Berisha tha se Rama përdor si pretekst ministrin e Drejtësisë, duke thënë se nuk më lë Ylli Manjani.

“ Por Kryeministri Rama gjatë debatit për Reformën në Drejtësi tha se sabotatorët e vërtetë të reformës do të ndëshkohen në zgjedhje. “Nëse unë jam sabotatori, do t’ia lëmë popullit ta vendosë. Ju jeni ende qeveria e vjetër. Sabotojeni reformën, vonojeni reformën, nuk ka problem. Do ta shikojmë në zgjedhje”, tha Rama. Kryeministri ka ironizuar me ish-kreun e demokratëve, duke e quajtur atë si avokatin e LSI-së, ndërkohë që Berisha i ka kërkuar “të mos merret me intriga”.

Debati ka vijuar dhe për prejardhjen krahinore, kur Rama i ka përmendur Berishës faktin se erdhi nga pylli dhe më pas i vuri sëpatën pyllit. Berisha e ka akuzuar se fsheh origjinën e tij nga shpatet e Shpiragut.
debat 1

debat 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura