Batutat në forumin “Miqtë e Europës”, Rama: Duam të martohemi me BE, por na ka zënë …

Dec 5, 2017 | 17:18
SHPËRNDAJE

“Miqtë e Europës” është Forumin e Ballkanit Perëndimornë i cili po mbahet në Bruksel, në të cilin është i ftuar edhe kryeminsitri Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se është një mundësi unike për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian por puna për forcimin e institucioneve vazhdon çdo ditë.

rama per fbi

Kreu i qeverisë shqiptare tha se ndodhemi në një moment kritik të cilin e quajti “mallkimi ballkanas”

“BE do të jetë ashtu sic e kemi njohur, ashtu sic ëndërrojmë për të, dhe duket sikur është mallkimi ballkanas. Se kur BE ishte në formën më të mirë Ballkani ishte në formën më të keqe, dhe tani që Ballkani është mirë, nuk duket se BE është në formën më të mirë, dhe prandaj po presim që të arrijë formën e vet. Ëndrra e BE-së të jemi pjesë, atë që përmend, shtetin e së drejtës, kjo ka të bëj me të qenurit e një BE-je që përfaqëson vlera unike, në kohëra kur ne kemi një mundësi unike të martohemi me BE-në, ajo na thotë do mendohem nëse do martohem”, tha Rama.

“Ne nuk duam ti mbajmë njerëzit të mbyllur, ata janë të lirë në tregun e punës në të gjitha vendet e BE-së.
Vendet e para që u futën në BE pas daljes nga komunizmi janë ato vende që kanë vijuar të bëjnë reforma dhe institucione të forta.Për aq kohë sa do jemi në integrimin e BE, duhet të punojmë për të forcuar institucionet, të luftohet korrupsioni pa bërë dallim,” shtoi kryeministri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura