Batutat/ Vuçiç: Çfarëdo të thotë Rama e mbështes 100 për qind. Kryeministri i Shqipërisë: Ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe…

Jul 29, 2021 | 20:59
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kanë treguar si ka ndryshuar marrëdhënia mes tyre në vite. 

Presidenti serb tha se dikur dy liderët shiheshin si armiq dhe sulmonin njëri-tjetrin për politikë të brendshme, por tani gjërat kanë ndryshuar.

 “Më kujtohet takimi i parë me Edi, në vitin 2015. Dy armiq që vijnë tek njëri tjetri. Duke gjetur justifikime të mjaftueshme për të ofenduar palën tjetër. Duke mos kërkuar bashkëpunim real dhe duke bërë gjëra që na jepnin pikë politike brenda por vetëm kaq. Por sot nuk duam t’ia dimë më për këtë. Duam t’ia dimë vetëm për të ardhmen e përbashkët”, shprehet Vuçiç.

Në të njëjtën linjë është edhe kryeministri Rama i cili shprehet se dikur ishin gati të hynin në luftë për një ndeshje futbolli.

 “Ishte një kohë që mund të hynim në luftë për një ndeshje futbolli dhe sigurisht që ishte një takim shumë i vështirë nuk nënkupton se ramë dakord për Kosovën, apo të biem sot, por si mund të jetë kjo pengesë për të formuar ekonomitë tona”, tha Rama.

BATUTAT

Ndërkaq nuk kanë munguar batutat për njohjen e Kosovës, ku Vuçiç tha: “Të dashur miq unë nuk e di se si do përgjigjet Edi për këtë, por çfarëdo gjëje që ai do thotë, 100% e gjithçkaje që ai do thotë unë e mbështes menjëherë që ta dini paraprakisht, çdo fjalë që ai do të thotë. Mirë Edi le ta nënshkruajmë”.

Ndërsa Rama iu përgjigj: “Tani ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë, por pyetja mu bë mua sepse ma ha mendja që Marko si një njeri i aftë për të bërë marrëveshje mes vendeve, kombeve e komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flasë për BE. Ne do të nënshkruajmë sot marrëveshjen për lejet e punës. Serbia dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojnë legjislacionin e tyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura