Batutat në “Facebook”, Patushi sqaron gjithçka: Ja e vërteta me Skerdi Bejzaden

Jan 15, 2020 | 9:22
SHPËRNDAJE

Saimir Patushi sqaron pozicionin e tij në lidhje me batutat në “Facebook” së bashku me mikun e tij Skerdi Bejzade.Patushi Sajmir

Në një prononcim për “Panorama Sport” ai ka shpjeguar se në asnjë rast nuk ka dashur të thotë se te Tirana lojtarët shkarkonin trajnerë, po thjesht fjalët kanë qenë batuta mes miqsh në rrjetet sociale. “Duhet të sqaroj për të gjithë se nuk bëhet fjalë për shkarkim trajnerësh. Ishin thjesht batuta e ngacmime mes meje dhe Bejzades.

Asgjë më shumë. Duhet ta sqaroj sepse ndoshta mendohet se ne hiqnim trajnerë. Tirana ka pasur lojtarë të mirë e të këqij, ashtu si trajnerë të mirë dhe të këqij. Ne si lojtarë kemi bërë punën tonë dhe nuk jemi trazuar me trajnerët e skuadrës”, është shprehur Saimir Patushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura