Batutat në emision/ Lesi: Merri një numër Gruevskit. Rama: Do ia marr Presidentit se e ka mik… (VIDEO)

Nov 13, 2018 | 23:01
SHPËRNDAJE

UPDATE/  Me batuta mes Kryeministrit Rama dhe gazetarit Nikollë Lesi, është mbyllur emisioni “Repolitix” në Report TV.

Nikollë Lesi: Merri një numër Gruevksit ta kesh rezervë, se si dihet.

Rama: Do ia marr Presidentit (Ilir Meta) se e ka mik Gruevksin.

Më pas, kreu i qeverisë shpjegoi: “si marrëdhënie po them, është e vërtetë ajo”.

Lexo edhe: Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar “bëhet i gjallë” Gruevski, jep këtë mesazh

***

Bularati/ Ka komunikuar me kryeministrin grek? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama tha se, nuk ka folur me homologun grek Aleksis Cipras, për ngjarjet në Bularat.

“Dua ta pyes kryeministrin Rama nëse ka komunikuan me Cipras”, u pyet Rama.

“Jo”, u përgjigj prerë kreu i qeverisë.

***

Shullazi/ Rama: E arrestuam ne, krimi bënte pallë para se të vinim në pushtet

Kryeministri Edi Rama ka folur në “Repolitix” edhe për dënimin e Emiljano Shullazit nga Gjykata e Krimeve të Rënda si dhe akuzat e PD në adresë të qeverisë për lidhje me krimin. Kreu i qeverisë përsëriti se akuzat janë baltë e përditshme e opozitës, ndërsa solli në vëmendje se Shullazi u arrestua pasi PS kishte ardhur në pushtet. Sipas tij, deri në 2013, grupet kriminale bënin në Shqipëri çfarë të donin. Në të njëjtën linjë, Rama u shpreh se edhe ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshi, do vijojë punën e nisur për spastrimin e elementëve kriminalë në vend. 

retropolitix

“Nuk jam ekspert bandash, s’më interesojnë këto nocione. është e habitshme sesi ne akuzohemi për punët e mira që bëjmë, Nikolla më thotë mua si të ngjitet krimi, ndërkohë që ngjitjen e krimit e bën propaganda. Ne çdo ditë tregojmë se s’duam t’ja dimë kush është ky është ai. Një palë është aty, është i lidhur me komunitetin, brenda komunitetit ka disa. S’po e gjejmë dot fillin. Unë shoh që një pedagog i PD, i dënuar për drogë. Më takon mua të them, ti Lulzim Basha je i lidhur me këtë? As e dyshoj që ai se di fare, e tani s’reagon. Ndërkohë që një parti, njësoj si një familje, nuk gjykohet për çfarë ndodh me një individ apo me një tjetër. Por ne nuk duam t’ja dimë. Nëse janë kriminelë, këto janë përralla. Unë që më shikon ti, jam kryeministri. Nuk merrem me njerëzit e skeduar, në fushatë cca do i thoja unë “më jep dëshminë e penalitetit’? ore jeni në vete apo s’jeni në vete? Në të gjithë botën, kështu ndodh. Veprimtaria kriminale s’është se unë i takoj këta njerëz, por është kur unë përdor mjete kriminale për të fituar vota. Këto janë gomarrllëqe. U fol për këtë Shullazin, Shullazi, Shullazi, sot ai dënohet 14 vite burg. Tani këtë e krijuam ne? Kush e arrestoi? Kush e bëri të mundur që të dënohej? Ata që na e ngjitën ne? Ky, ky ky… figurat e krimit të organizuar bënin pallë para se të vinim ne…. do e shihni që edhe Sandër Lleshi do të bëjë të njëjtën gjë se traseja është shtruar. S’është çështje e Saimirit apo Fatmirit. është vullnet, sepse ministrat kanë fuqinë të bëjnë ç’të duan. S’ka yni apo ia atyre, të doli këpute”, tha Rama.

***

Do rikandidojë Veliaj për Tiranën? Përgjigjet Rama

Do rikandidojë Erjon Veliaj Veliaj për Tiranën në zgjedhjet e ardhshme lokale? Pyetjes në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Rama iu përgjigj: këtë do ta vendosi PS.

“S’vendos Veliaj”, u pyet Rama.

“S’vendos as unë, jo Veliaj”, u përgjigj kryeministri.

***

Do largohet Ardi Veliu nga drejtimi i Policisë? Përgjigjet Rama

“As jam marrë as kam ndërmend të merrem. S’është gjykimi dhe zgjedhja ime në zgjedhjen e drejtorin”, është shprehur Rama i pyetur nëse do të largohet apo jo Ardi Veliu nga detyra me ardhjen në detyrë të Sandër Lleshit.

Ndërkohë, i pyetur nëse është apo jo i kënaqur me punën e Velit, Rama tha se se që “nga viti 2014 e deri më sot policia ka bërë një punë shumë të mirë.

“Nëse krahasoni policinë sot me policinë e para 5 vitesh nuk e di se si mund të shihet dallimi i natës me ditës”, u shpreh Edi Rama, në intervistën “Retropolitics”.

***

Rama: Meta e dekreton Lleshin ministër deri të premten, shpresoj mos të jetë viktimë e…​

Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se, brenda afatit kushtetues, që është dita e premte, Presidenti Ilir Meta do të dekretojë Sandër Lleshin Ministër të Brendshëm.

S’ka asnjë arsye të kalojë përmes të premtes se është mekanike, tha kreu i qeverisë në emisionin “Repolitix”.

meta

“Një ushtarak aktiv s’mund të ushtrojë detyrën, por fare mirë tërhiqet në momentin kur emërohet Ministër, por këto janë interpretime. I kemi lënë presidentit të shohë ç’ka është më e arsyeshme, por në të dyja rastet shkon në dekretimit të ministrit të Brendshëm dhe kjo zgjidhet”, tha Rama.

Nuk është nevoja për një tjetër takim, u shpreh kreu i qeverisë.

Shpresoj që Presidenti Meta mos të jetë “viktimë” e gjendjes psikologjike të opozitës, u shpreh Rama. “Shpresoj mos të jetë viktimë e gjendjes psikologjike të opozitës për të luajtur një rol destruktiv. Këtë s’dua ta besoj. Për sa kohë se besoj këtë me çështjen është aktiv, s’është aktiv kjo zgjidhet. Se ça ka ndodhur herën e parë, është (ushtarak) aktiv, s’është aktiv, se kam kuptuar”, tha shefi i qeverisë.

Kryeministri Rama çoi për dekretimin emrin e Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm, por Presidenti Meta nuk e dekretoi. Në këto kushte, Kryeministri e çoi për dekretim për herë të dytë dhe tanimë, kryeministri shprehet optimist në një vendim ndryshe të kreut të shtetit.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura