Batutat në 12 orë seancë, Berisha- Gjylametit: Mos qesh, s’je më e ndershme se gjyqtarja. Deputetja e PS: Ik ore, hajvan

Jan 30, 2015 | 16:27
SHPËRNDAJE

Sali Berisha dhe Blerina Gjylameti

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga salla e Kuvendit u ka bërë dje thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Ish-kreu i demokratëve ka shënuar dje një rekord të ri të fjalimeve, teksa ka mbajtur 13 të tilla gjatë seancës plenare.

Berisha akuzoi qeverinë se është nën kthetrat e mafies dhe se tenderët po vidhen nga vëllezërit, motrat dhe gratë e ministrave.

REPLIKAT NË KUVEND
Sali Berisha: A e dini ju se për arrestimin e Fullanit, zoti ministër i Drejtësisë, prokurori i shtetit merr në telefon gjykatësin e shtetit dhe i thotë: “Po s’e mbajte në burg, do lësh kokën, kjo është porosia”. A e dini ju se gjykatëses Dedaliu në Kukës, një fis i majtë që në lindje, i thotë kreu i Ekzekutivit: “T’i pres këmbët!”.
Sali Berisha-Blerina Gjylametit: Nuk duhet të qeshesh zonjë, se është dhe ajo zonjë dhe njëmijë herë më e ndershme se ty.
Blerina Gjylameti: Ik ore, hajvan.
Sali Berisha: Do të vij më poshtë unë, do qeshesh akoma më shumë… Nuk duhet të qeshësh, është nënë me fëmijë ajo, është zyrtare shtetit. Kush ia çoi vrasësin Artur Çanit, ky këtu i çoi ushtarin e Shullazit. E di çfarë thotë Brukseli për Liza Tabakun, në Shqipëri bëhet prostitucion shtetëror. Përdoret pushteti për të organizuar rrjete prostitucioni.
Erjon Braçe: Makina e kryetarit të Bashkisë nga tatimet rezulton se është në pronësi të Partisë Demokratike me vlerën 111 milionë lekë. E regjistruar në emër të PD-së, partisë që sot po qan për të varfrit. Unë e kuptoj që kryetari i partisë duhet të lëvizë me makinë, por kryetari i partisë të vijë të marrë “Volkswagenin” tim për të shëtitur rrugëve të Tiranës.
Sali Berisha: Replikë, zoti kryetar.
Ilir Meta: Më vjen keq, po nuk ju përmendi asnjëherë.
Sali Berisha: Në qoftë se ti thua që ish-kryeministri nuk jam unë, edhe në atë kohë i yti.
Ilir Meta: Ka dhe ish-kryeministra të tjerë… E para nuk ju përmendi me emër dhe e dyta, mua më kanë kërkuar për të bërë replikë kur ju folët pak më parë deputetë të tjerë dhe unë u kam thënë që nuk ua ka përmendur emrin.
Sali Berisha: Në qoftë se them Pandeli Majko, ose them ishkryeministri në këtë periudhë, kuptohet që e kam për Pandeli Majkon. Dhe ai disa herë m’u drejtua mua si ish-kryeministri. Është një gjë që ndodh shpesh…
Ilir Meta: Po çfarë ka ndodhur shpesh, ne kemi 6 muaj pa u parë këtu.
Sali Berisha: Platforma për të mashtruar qytetarët është ligji i kësaj shumice. Peshku i partisë është një ndërmarrje në Divjakë, ku kompania dhe deputeti ndajnë paratë.
Ilir Meta: Ka kërkuar fjalën zoti Braçe.
Sali Berisha: Në qoftë se do përdoresh Parlamentin për ta shndërruar në sherrnajë, e ke gabim.
Ilir Meta: Unë? Absolutisht jo. Mua vetëm një akuzë mund të më bëhet, se jam zemërgjerë ndaj jush personalisht dhe kështu do të vazhdoj të jem i palëkundur deri në fund.
Erjon Braçe: A e shikoni sa poshtë kanë rënë gjërat nga vrasje e 4 personave në bulevard, në vrasje ordinere brenda familjeve. Nga vjedhja e Bankës së Shqipërisë te vjedhja e peshkut. E shikoni ku e çojnë diskutimin këta specialistët e midhjes dhe peshkut në sallën e Kuvendit. Sot unë nuk marr asnjë peshk atje, asnjë pjesë, nuk jam si ti dhe biri jot.
Ilir Meta: U përmend peshku më shumë seç duhet. (qesh)
Sali Berisha: Jo, u përmendën edhe ngjalat këtu.
Erjon Braçe: Jo se nuk është sezoni tani.
Sali Berisha: Për sa i përket 21 janarit, do të them unë ty. E kam thënë, vrasësi është ky këtu, që i solli për bllokun e atij aty. Kaq është çështja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura