Batutat me qentë/ Berisha tregon për këlyshin që s’pushonte, ja si iu përgjigj Rama

Dec 14, 2017 | 17:21
SHPËRNDAJE

Në kundërpërgjigje të kryeministrit Rama, paraardhesi i tij, Berisha ka ndare me deputetet dhe gjithe ata qe ndjekin live Kuvendin nje histori nga femijeria e tij.

Rama e Berisha ne Kuvend
Rama e Berisha ne Kuvend

“Në shtëpi ne kishim 2 qen, njërin e mbanim me rrethore, pasi nuk kishte ujk që i afrohej. Sapo i thosha unë ‘ssskape’, ai sulej dhe nuk i ndante dot njeri, as unë nuk i ndaja dot. Kurse tjetri ishte një klysh që vetëm lehte. Lehte e më bezdiste shumë, sa unë i thoja, mos leh. Dilte gjyshja në ballkon e më thoshte: Çfarë ke më thoshte? Më çmendi ky klyshi, i thosha. Mos i thuaj ashtu sepse sa herë ti thuash pusho, leh më shumë, me thoshte ajo”- tha Berisha.

Pas tij, nuk mungoi reagimi i Rames:

Sipas Rames, me kete histori Berisha treguar se “e ka nevojë të brendshme të paturit të një qeni për t’ua turrur të tjerëve”.

“Sot na ke ndihmuar të kuptojmë pse i thua “ssstt kape” atyre që i hedh në betejën qorre të luftës politike. E paske nisur me qenin e shtëpisë këtë punë, dhe paske patur nevojë të brendshme të kesh qen që t’ia turrësh të tjerëve”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura