Batutat e Ramës: Vangjushin kemi të vetmin me më shumë shkollë (Video)

Feb 6, 2016 | 12:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës sot ku ka ndarë kartat e anëtarësisë të rinjve dhe të rejave që i janë bashkuar kësaj partie. Si gjithmonë, Rama nuk ka ngurruar të bëjë batuta, ndërsa për Vangjush Dakon, kreun e bashkisë së qytetit, ka thënë se ishte personi më me shumë shkollë nga të pranishmit.

“Nuk mund ta marrësh kartën nga ne pleqtë kështu që do ta japë Esi kartën”,- i tha Rama një vajze.

dako rama

E reja: Jam banore e fshatit Sukth, unë kam parë për herë të parë patrulla polecie në fshat për qetësinë e fshatit dhe për këtë ju falenderoj shumë.

Rama: Mirë atëherë meqë të paska frymëzuar policia të vish në PS…, (ia jep kartën Saimir Tahiri vajzës)

Rama: Tani se s’kemi këtu njeri nga arsimi por më me shkollë nga të gjithë ne këtu kemi Vangushin, (i cili i dha kartën e anëtarësisë një djali)

Ka ca që qeshin po Vangjushi është inxhinier, tha Rama.

Teksa ka folur edhe për arritjet e qeverisë socialiste.

“Të gjitha sa arritëm nuk janë arsye për të thënë se e bëmë natën ditë dhe ferrin parajsë, por të mjaftueshme për të thënë se po ne po bëjmë shtetin që na duhet për të rindërtuar shoqërinë ekonominë dhe bashkëjetesën që na duhet.

Janë arsye që ka sot PS për të pretenduar që shumë më tepër njerëz të bëhen pjesë e saj. Jemi me gojën plot kur trokasim në derën e një biznesi të vogël, se i thotë se taksa është zero, sepse është PS që qeveris vendin. ka shumë për të bërë se po mos kishte do shkonim të gjithë në shtëpi.

Ne jemi votuar për të bërë shëndetësinë falas, nuk është fjalë goje, është arsye e plotë për të kuptuar se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, por në 2.5 vjet shqiptarët bëjnë analizat falas dhe e kanë mjekun e familjes falas.

Sipas Ramës PS duhet të rritet, sepse beteja është e vështirë.

“Pse duhet që PS të rritet? Për një arsye të thjeshtë miqte e mi. Sepse beteja jonë është shumë e vështirë. Ne e kemi betejën shumë të vështirë sepse në këtë betejë ne kemi kundërshtarë të gjithë ata që u mësuan të përfitojnë nga sëmundja e këtij vendi. Kemi kundërshtarë gjithë ata që thonë se duhet shteti por jo për mua, duhet barazia para ligjit por jo për mua.

Dhe ata nuk janë vetëm qeveria e vjetër, por janë të gjithë ata që kanë përfituar duke bërë flirt me abuzimin dhe abuzivizmin. Si mundet mos jetë në qendër të sulmit ministri i Shëndetësisë. Do çuditesha sikur mos ishte kështu. Si mundet mos akuzohet nëse ilaçet janë 30% më të mira, por janë një arsye për t’ju hakërryer sepse tërë paratë që deri dje shkonin në pak xhepa, sot janë 70 milionë dollarë të kursyera që qëndrojnë në xhepat e shqiptarëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura