Batutat e Ramës për Berishën: Ç’t’i bëjmë unë e Gramozi, ju e keni të lehtë

Oct 1, 2016 | 8:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama gjatë një takimi me fermerë të qarkun e Fierit ka folur për çështjet aktuale të politikës. Rama foli për importin e mbetjeve, kultivimin e hashashit, ngjarjen tragjike të vdekjes, akuzat e opozitës dhe kritikat ndaj medias.

“Ne duam që njerëzit ta shohin dhe të argëtohen dhe jo ta marrin seriozisht marrëzitë e tij. Aq më tepër që ju ndryshe nga unë dhe Gramozi (Ruçi) nuk e keni të detyruar që ta keni afër, ju e keni me një sustë. Ju lodhi prraf sustën shkoni te ‘Bang Bang’ dhe shikoni kartona se aty janë shokët e Saliut. Ça të them unë, se mos është vetëm Saliu”, u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura