Batutat e Ramës në Itali: Shqipëria është ajo që shihni në ëndrra, por s’mund ta keni. Gazetari: Po vazhdove kështu do na i marrësh të gjithë qytetarët

Jun 8, 2015 | 19:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Itali ku ka dhënë edhe një intervistë për gazetarin Enrico Mentana, përpara investitorëve italianë.

Rama nuk i ka kursyer batutat duke shkaktuar jo pak herë ilaritet në sallë tek të pranishmit. Sipas shefit të Qeverisë, Shqipëria, për sipërmarrësit italianë është ëndrra që nuk e realizojnë dot në vendin e tyre. Në përgjigje të kësaj, gazetari i ka thënë: Nëse vazhdon kështu do na i marrësh të gjithë.

Edi Rama: Ndërsa nëse më pyesin se çfarë është Shqipëria sot për një sipërmarrës Italian, është ajo që ju shihni në ëndrrat tuaja dhe që s’mund ta keni në Itali, një vend ku ka një presion fiskal minimal, ka një kosto pune mjaft të arsyeshme, ka një krah pune të ri…

Gazetari: Po vazhdove kështu do na i marrësh të gjithë

Në fund, gazetari duket se ka mbetur aq i kënaqur nga ato që ka dëgjuar, sa e ka mbyllur intervistën me këtë fjali: E mbyllim këtu se nëse vazhdojmë kështu, do të bashkojmë mbretëritë e Italisë dhe të Shqipërisë, ashtu si bënë shumë vitë më parë, ju japin kurorën menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura