Batutat e Ramës me të rinjtë italianë: Ju i ngjani Leonardos, sa i ngjajmë ne Skenderbeut

Sep 22, 2015 | 12:16
SHPËRNDAJE

I shpenguar, pa kravatë e mes batutash, kreu i qeverisë Edi Rama ka ftuar investitorët italianë të investojnë në Shqipëri.

rama1Gjatë fjalës në forumin e biznesit me të rinjtë, Rama duke u ndalur tek potencialet që ofron vendi ynë, tha se qeveria po eksploron mundësitë që mund t’u ofrohen investitorëve të rinj.

Sipas Ramës kjo është një etapë e rëndësishme, duke u shprehur se do ketë rritje të bashkëpunimit me sipërmarrjen italiane.

Në fund Rama ka preferuar ta mbyllë me një batutë mbi ngjashmërinë e dy popujve që i ndan në mes deti.

“Ne jemi dy popuj të një tipologjie, sigurisht ju keni Leonardo Da Vinçin, ne kemi Skënderbeun. Pra, ju i ngjani Leonardos, sa i ngjajmë ne Skënderbeut apo grekët Platonit”, tha duke buzëqeshur Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura