Batutat e Ramës me avokatin e PD në gjyq me Palokën: ‘Ushtarin e mirë Shvejk’ e besoja trill të autorit, sot e shoh veshur si avokat

Mar 10, 2015 | 8:43
SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Edi Rama, nuk pranoi dje të pajtohej me një tjetër deputet të Partisë Demokratike, të paditur prej tij për fyerje dhe shpifje. Seanca e djeshme eshte shoqeruar me batuta, te cilat i ka zbardhur te plota “Panorama”.

Kryeministri Rama shkon në këmbë në gjykatë

Demokrati i radhës i paditur penalisht nga kreu i Qeverisë është sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

Gjykata e Lartë zhvilloi dje seancën e parë të kësaj përballjeje gjyqësore, e cila rezultoi e pasuksesshme në përpjekjen për zgjidhjen e çështjes me pajtim. Rama tha se institucioni i Kryeministrit duhet të çlirohet nga akuzat e pavërteta.

I paditur Ristani i kërkoi Kryeministrit të tërhiqte padinë. Ai këmbënguli në faktin se deklarata e tij nuk ishte personale, por një qëndrim zyrtar i Partisë Demokratike. Më tej, deputeti Ristani shprehu bindjen se, sipas tij, Qeveria ishte e inkriminuar.

Ristani u padit nga Kryeministri Rama për shkak të deklaratave publike të bëra nga selia e PD më 7 janar, përmes të cilave akuzohej qeveria për mbështetje të bandave kriminale. Pas mospajtimit mes palëve, në përfundim të 20 minutave nga nisja e seancës, gjykata u tërhoq për caktimin e seancës së radhës.

BATUTAT  

Në përfundim të parashtrimit hyrës të avokates së Kryeministrit, Gjykata fton Ramën nëse ka gjë për të
shtuar.

Rama: Është e domosdoshme?

Gjykata: Nëse doni.

Rama: Për ekonomi gjyqësore nuk shtoj asgjë.

Gjykata: Në fakt, koncepti i ekonomisë gjyqësore nuk është në këtë formë. Nuk e di ç’mendim kanë avokatët
e të paditurit për ekonominë gjyqësore.

Rama shpreh habi duke tundur kokën teksa avokati i Palokës paraqet pretendimet e palës së akuzuar.

Gjykata i tërheq vëmendjen Kryeministrit.

Rama: Po e ndjek me vëmendje intensive avokatin.

Rama: “Ushtarin e mirë Zhvejk” e kam lexuar që i vogël dhe e kam besuar si trill të autorit. Sot e kam parë
të veshur si avokat dhe si të akuzuar (ndërhyn gjykata). 

Pak çaste më vonë, avokati Kaso: Doja të thosha kryeministri duhet ta rilexoje “Ushtari i mirë Zhvejk” se sduhet ta kete kuptuar pasi nuk është libër për fëmijë, por për të rritur. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura