Batutat e orës 00:00 në Kuvend/ Rama: PD vjen era qepë, atletet mos i vishni fshehurazi

Sep 29, 2017 | 20:09
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi mori fjalën në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, menjëherë pasi foli kryedemokrati Basha. Shefi i qeverisë u shpreh se PD është një parti që është ngritur në ditë të bukura, “por ju e keni kthyer dhe i vjen era qepë”.

Ndërsa nga ana tjetër ai u drejtua duke u thënë se PD ka një problem për të bukurën. Ai tha se ata meren deri tek atletet e tij dhe u kërkoi që dha ata të veshin atlete, por fshehurazi.

Kanë qenë deputetët e grupit të PD-së që kanë reaguar duke u shprehur se ishte ora 12 e natës.

Por Rama nuk është ndalur dhe më tej në fjalën e tij është shprehur se dhe zonjat e Kuvendit veshin atlete kur janë shtatzëna dhe sjellin në jetë fëmijët. Këtu ka reaguar deputetja e PD-së Jorida Tanaku që i është kundërpërgjigjur, sepse vetëm disa muaj më parë është bërë nënë. Nga ana e tij Rama i tha se nuk i kishte përmendur emër dhe se nuk po ofendonte njeri.

Pjese nga debati

Rama: Çfarë kemi me atlete po çfarë keni me atletet? Urdhëro?

Albana Vokshi: Nuk do rrime këtu ora 12 e natës?

Rama: S’po nigjoj, s’po nigjoj çfarë po thoni. Tani të kaloj tek pjesa tjetër. Tani iu lutem atletet mos i vishni fshehurazi. S’keni pse nuk mbani atlete pse nuk mbaj unë. Mos i shani atletet, vishni atlete. Këtu janë gjiithë këta zonja, mbeten shatzanë bëjnë fëmijë, me atletet i bëjnë pse i bëjnë me taka. Me taka i bëre dy binjakë që të të rrojnë sa malet? Me atlete i bëre me çfarë do t’i bëje.

Tabaku: Çfarë po thua..

Rama: Më duket se mu drejtove pa tu drejtova dhe me fole pa të folur.

Tabaku: Absolutisht…

***

Edi Rama: Me atë tavanin e zyrës ça pate? Mezi e gjeta në vilat pas Akademisë së Arteve. Iu luta atij, ma solli. Ishte pasuri kulturore. Të lutem mos ma hap muhabetin e bashkisë se fillon e nuk mbaron kurrë, të lutem! PD duket sikur mban era qen, megjithëse nuk mban era qen, po keni dicka që ju lidh me shëmtinë.

Lulzim Basha: E mbani mend atë gropën që unë e mbusha në mes të Tiranës, gropa e Hajdin Sejdisë i thonin. Qelbej e gjithë Tirana, por jo aq sa zyra jote, thonin që ishte jashtëqitja e breshkave. A s’paska qenë ajo? Unë nuk të kam përmendur ndonjëherë akuzat për higjienën personale, pavarësisht të gjithave. ti nuk mund t’i thuash opozitës të vendit tënd se ngjan me pisllëkun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura