Batutat e Idrizin në zonën miks: Ju tregoj arkitektin e triumfit…

Apr 23, 2018 | 11:28
SHPËRNDAJE

Furtuna kaloi dhe duket se në Vlorë po rikthehet qetësia. E tillë mund të shpjegohet ndeshja e djeshme, teksa skuadra arrin të shndërrohet dhe të përmbysë që në 45 minutat e para një ndeshje të nisur në disavantazh. E kush tjetër veçse administratori Idrizi do të dilte i kënaqur nga stadiumi pas një fitoreje të tillë, me një nga skuadrat që po diskuton mbijetesën.

Sinan Idrizi

ADMINISTRATORI

Në fund të takimit, në korridoret e impiantit, administratori i Flamurtarit nuk e ka fshehur aspak faktin se, sipas tij, arkitekt për këtë ndryshim ishte trajneri i ri, Ardi Behari. Për “Panorama Sport”, pas ndeshjes, administratori Idrizi e cilësoi Beharin si një rikthim të furishëm.

“Nuk është, as më shumë dhe as më pak, vetëm meritë e një rikthimi të furishëm të Ardi Beharit. Normalisht që jam i kënaqur. Por kjo është çudi e madhe. E patë si reagoi ekipi menjëherë? Nuk e kuptoj, shumë e çuditshme është”, tha Idrizi.

idrizi-470x303

BATUTA

Por administratori nuk ka lënë pa kaluar pa batutë as një moment teksa po jepte prononcimin për gazetën, kur nga dhomat e zhveshjes po dilte futbollisti Fjoralb Deliaj. Numri një i vlonjatëve nuk ka lënë pa përmendur djaloshin e ri, të cilit po i jepet besim dhe minuta në formacion.

“Merrni në intervistë Deliajn, këtë djalë vlonjat të talentuar, pasi ai do të jetë e ardhmja e futbollit në Vlorë dhe e Flamurtarit”, përfundoi Idrizi. Flamurtari ka marrë një fitore të rëndësishme, teksa përpara e presin të tjera ndeshje vendimtare për të saktësuar pozicionin në klasifikim, ku është ende e rrezikuar nga rënia, por edhe pretendente për zonën e Europës.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura