DEBATI/ “Thotë s’ke integritet i plotfuqishëmi, që pi fërrnetë gjithë ditën”/ Murrizi zbulon përvojën: Si fitova gjyqin me Policinë e…

Dec 2, 2020 | 13:20
SHPËRNDAJE

Ndërsa në Komisionin e Sigurisë diskutohej lidhur me “Ligjin për armët”, deputeti Myslim Murrizi ngriti shqetësimin e përdorimit të fjalës integritet në vlerësimin e kritereve për t’u pajisur me armë.

ruaj.1

Deputeti solli një rast personal ku Policia i kish revokuar lejen me arsyetimin që s’kishte integritet, dhe ai e ka fituar çështjen në gjykatë.  Lidhur me termin “integritet” Murrizi shprehet: “Është njëlloj si zhargu që përdorte policia para viteve ‘90?”, duke shtuar se një shef Komisariati s’ka integritet për vete.

Pjesë nga diskutimet

Murrizi: Doja të bëja një pyetje për përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme? Çfarë kuptoni ju me fjalën “duhet të ketë integritet”? Te kriteret për t’u pajisur me armë “duhet të ketë integritet”! Integriteti është subjektiv. Është një përvojë e imja personale me Policinë e Ardi Veliut që unë e kam fituar në gjyq. Sepse më kanë revokuar mua lejen se s’kisha integritet. Kush e cakton integritetin?! Shoferi i Balilit?!

Felaj: Ja pra ligji të paska dhënë të drejtë nëpërmjet gjykatës.

Murrizi: Po ligji, por jo ligji i Policit. Është arbitraritet futja e termit “integritet”. Ka kornizë ligjore. Në momentin që unë kam dëshmi penaliteti, nuk jam person me precedent penal. Ç’është kjo fjalë, integritet? Është njëlloj si zhargu që përdorte policia para viteve 90? Kush je ti një shef komisariati, se ai s’ka integritet për vete! Unë kam këtu një ankesë nga një fabrikë që ka 380 punëtorë në punë në Vorë. Që ministria e Brendshme ja jep, e Mbrojtjes ia heq, e Financave ia bllokon, që prodhon armë për vendet e BE-së. I thonë s’ke integritet! Dy profesorë që kanë mbaruar në Firence. E kush e vendos integritetin? Një i plotfuqishëm i zonës në Vorë që pi fërrnetë gjithë ditën. E më fal për shprehjen bën shurrën mejahne mejhane, ky do ta caktojë integritetin?!

****

Batuta te “Siguria”/ Murrizi: Mezi e ke kaluar Covidin, duam të jesh marshallah, Felaj: Kur jam në mbledhje me ju…

Deputeti Myslim Murrizi nuk i kurseu batutat në Komisionin e Sigurisë me kryetaren e këtij Komisioni Ermonela Felaj.

ruaj.1

Ndërkohë që diskutohej nen për nen për projektligjin për armët, deputeti zbuloi se kryetarja ishte e infektuar me Covid-19 dhe e këshilloi të mos lodhet shumë pasi është në fazat e para të rikuperimit pasi ka kaluar koronavirusit.

Gjatë debateve për klasifikimin si armë të thikave dhe dorezave, Murrizi pati kundërshti, duke u shprehur se asnjë vend i BE nuk i klasifikon si të tilla.

BATUTAT

Murrizi: Dalim te historia çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë

Felaj: Z. Derivishaj ose z. Llamallari…

Murrizi: Avash-avash kryetare se je në ditët e para të rikuperimit dhe mos mu lodh shumë.

Felaj: Jo nuk lodhem.

Murrizi: A të keqen kryetare.

Felaj: Kur jam në mbledhje me ju çlodhem.

Murrizi: Mezi e ke kaluar Covidin, duam të jesh marshallah.

Felaj: Ashtu jam.

Murrizi: Lëri të lodhen këta të Ministrisë.

Felaj: Z. Dervishaj…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura