“Bateritë e mia po konsumohen me shpejtësi”, Rama batuta me eksperten/ Bozo ia kthen: I karikojmë, llaf është ai

Dec 5, 2019 | 16:29
SHPËRNDAJE

Në takimin e kryeministrit Edi Rama me eksperten Luljeta Bozo nuk kanë munguar edhe batutat, krahas diskutimeve për situatën e rindërtimit pas tërmetit.

ramabozo

Në vlerësimin që i shfaqi për përpjekjet e saj për qetësimin e banorëve dhe largimin e panikut, Rama deklaroi se kur të shkonte në moshën e saj do donte të kishte gjysmën e energjisë së saj.

Por Bozo nuk e la me kaq. Ajo ia ktheu se kur kryeministri të shkojë në atë moshë do të ketë më shumë energji dhe nëse ato do ti shterojnë do t’ia karikojmë.

Batutat:

Edi Rama: Më jep energji. Ishalla në moshën tuaj unë kam gjysmën e energjisë suaj.

Luljeta Bozo: Jo mo, do keni më shumë.

Edi Rama: Jo mo, më shumë jo, sepse janë bateri që po konsumohen me shpejtësi në proces.

Luljeta Bozo: I karikojmë, muhabet është ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura