BASTET/ Nis Champions, surprizë favoriti kryesor. Ja ekipet pretendente sipas koeficientëve

Sep 18, 2018 | 17:43
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, nis zyrtarisht edhe faza e grupeve e Champions League, dhe 32 skuadra, janë të gjitha në kërkim të trofeut më “veshë të mëdhenj”. Interesante janë edhe koeficientët e kompanive të basteve, që kuotojnë skuadrën fituese të këtij edicioni.

champions league trofeu

Është kompania “bet365”, e cila, si favoriten kryesore sheh Mançester Sitin, triumfi i së cilës në finalen e Champions-it kuotohet me koeficientin 5.5. Barcelona gjendet e dyta, me koeficientin 7, ndërsa Juventusi në vendin e tretë me 7.5

PSG qëndron mbi Realin e Madridit, tre herë fituese radhazi e këtij kompeticion. Francezët kuotohen me 8.5, ndërsa vetëm koeficienti 9 për madrilenët. Më poshtë, vijnë me radhë Bajerni i Mynihut, Liverpuli, Atletiko e Madridt, ndërsa poshtë mbeten italianet Roma e Milani.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura