Bastet, ja sa rrezikojnë Milani e Lacio

Dec 19, 2013 | 12:13
SHPËRNDAJE

Nëse do të provohej përfshirja e presidentit Mexaroma, Siena është shoqëria që rrezikon më tepër, por dhe Milani e Lacio nuk mund të qëndrojnë të qetë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Gatuzos dhe Brokit. Në detaje, pozicioni më delikat që spikat nga aksioni i fundit është ai i Sienës, që ka përfunduar edhe më parë në këtë proces e madje u dënua me 6 pikë penalizim për t’u shlyer gjatë kampionatit 2012-2013, si dhe 100 mijë euro gjobë. Më pak i komplikuar është pozicioni i Milanit e Lacios, në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet, Gatuso dhe Broki që rrezikojnë dënimin bazë prej 6 muajsh skualifikim, ishin në fakt të federuar nga shoqëritë respektove. Në këtë sens, klubet rrezikojnë përgjegjësinë objektive që mund të sjellë zbritje pikësh, natyrisht nëse akuzat ndaj dy futbollistëve konfirmohen. Krejt ndryshe është diskutimi për Antonio Konten, ndaj të cilit nuk ka dalë asgjë e re në dritë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura