BASKET FEMRA/ Ankesë në FSHB, Partizani konteston arbitrin Gjoni: Dashakeqës dhe ofendues, federata të marrë masa

Mar 28, 2023 | 16:53
SHPËRNDAJE

Basketbolli shqiptar futet në fazën më të nxehtë, me ekipet që tashmë gradualisht po bëhet për “play off”-in, aty ku do të vendosen edhe fatet e titullit kampion.2b121924-5784-4e25-8d0f-01f4f038ff1a

Një moment kyç i sezonit, që nuk po kalon pa polemika. Të shtunën në Kategorinë e Parë për femra, Tirana fitoi derbin kundër Partizanit me rezultatin e thellë 81-61, një takim që ka sjellë edhe përplasje të të kuqeve me gjyqtarin Edison Gjoni. Partizani ka bërë zyrtarisht kërkesë ndaj Federatës Shqiptare të Basketbollit që të mos gjykohet më nga arbitri Gjoni, duke pretenduar për një gjuhë arrogante dhe dashakeqësi të përdorur nga arbitri gjatë ndeshjes. Në deklaratën e nënshkruar nga trajnerja Eliverta Bujari, citohet gjithashtu edhe ndeshja gjysmëfinale e Ligës Unike mes Flamurtarit dhe Prishtinës, e arbitruar nga gjyqtari Gjoni, takim që solli protesta të mëdha nga klubi kosovar. “Panorama Sport” ka siguruar ankesën zyrtare të Partizanit drejtuar FSHB-së.

ANKESA E PARTIZANIT – “Drejtuar: Federatës Shqiptare të Basketbollit. Ankesë për arbitrimin e z. Edison Gjoni. Pas performancës së ndeshjes gjysmëfinale të Ligës Unike, Flamurtari-Prishtina, ku ndodhi një skandal i dokumentuar deri me anë të videove, z. Gjoni iu dha e drejta për të arbitruar ndeshjen e Kategorisë së Parë, TiranaPartizani. Referuar performancës aspak normale dhe dashakeqe në të dyja ndeshjet, kërkojmë që Edison Gjoni mos të jetë më arbitër në ndeshjet e ekipit tonë. Në të dyja rastet arbitri Edison Gjoni ka kaluar në ofendime personale dhe është kthyer nga trajneri dhe stoli i ekipeve, përkatësisht Prishtina dhe Partizani, duke u tallur pas kontestimeve dhe duke bërtitur: ‘Nuk dua të jap asnjë faull, nuk dua të jap fare faull’. Fjalë këto që janë dëgjuar nga kushdo, që paraqesin një sjellje aspak profesionale dhe ulin standardin e ndeshjes, gjithashtu prishin dhe organizimin e garës në mënyrë të drejtë. Lutemi në marrjen e masave nga ana juaj, pasi nëse nuk merren masa, atëherë do të bëjmë një ankese zyrtare në FIBA-s. Faleminderit. Eliverta Bujari, trajnere Partizani Basket Femra.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura