Bashkimi Afrikan dhe disa vende të tjera pezullojnë përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Apr 8, 2021 | 20:13
SHPËRNDAJE

Australia dhe Filipinet kanë pezulluar përdorimin e vaksinës ‘AstraZeneca’ kundër COVID-19, ndërsa Bashkimi Afrikan ka lënë planet për të blerë vaksinën, duke dëmtuar më tej shpresat e kompanisë për shpërndarjen e dozave të vaksinës së saj në të gjithë botën.

astrazenecaa

Vaksina, e zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit dhe konsiderohet si pioniere në betejën globale të vaksinimit, po merr “goditje” për sigurinë e saj, ndërsa problemet e furnizimit vazhdojnë pas rezultateve të fazës së tretë të provave klinike u botuan në dhjetor.

Filipinet kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit nën moshën 60 vjeç, pasi Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi të Mërkurën se kishte gjetur raste të rralla të mpiksjes së gjakut në disa persona të rinj në moshë.

Australia ka këshilluar që njerëzit nën moshën 50 vjeç të marrin vaksinën Pfizer në vend të AstraZeneca, një ndryshim kursi që paralajmëroi se do të vononte fushatën e vaksinimit.

Bashkimi Afrikan po heton opsionet me Johnson & Johnson, në vend të vaksinës AstraZeneca nga Instituti Serum i Indisë.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.